Kategoria e Parë, përballjet e javës së 5-të

Sot do të luhen gjashtë nga tetë takimet e javës së 6-të të Kategorisë së Parë, teksa të dielën do të zhvillohen vetëm Naftëtari-Sopoti e derbi Bilisht-Skënderbeu.
SKRAPARI - KASTRIOTI
SKRAPARI - Sezonin e kaluar u konsiderua surpriza e sezonit në debutimin për herë të parë në Kategorinë e Parë, por këtë vit Skrapari të bën me dhimbje koke. Është i vetmi ekip së bashku edhe me Bilisht Sport, që ende nuk e ka shijuar fitoren e parë. Në shtëpi në dy ndeshje ka barazuar një dhe ka humbur një tjetër. Trajneri Ylli Shehu kërkon fitoren e parë në kampionat, aq më tepër që luan në shtëpi.
KASTRIOTI - Trajneri malazias i krutanëve, Dervish Haxhiosmanoviç, i vetmi trajner i huaj që ka fituar në Kategorinë Superiore, kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, kërkon fitoren me Skraparin e vendit të parafundit. Kastrioti ka fituar vetëm 1 nga 3 ndeshjet e luajtura deri tani në transfertë.
ADA - TURBINA
ADA - Skuadra velipojake nuk ka bilanc pozitiv me Turbinën e Cërrikut (2 fitore e 3 humbje), por në sfidën e parë sezonale Ada synon pikë të plota, aq më tepër që ka në gjirin e saj, Ndojën i cili në pesë javët e para ka shënuar 4 gola, madje të gjitha në takim. Në shtëpi (në fakt, Ada ndeshjet i luan në fushë asnjanjëse) ka arritur një fitore e një humbje.
TURBINA – Duke parë klasifikimin e pesë javëve të para, Turbina duket favorite ndaj Adës, por duke parë rezultatet e skuadrës cërrikase jashtë, shohim se nuk nuk ka mundur as një pikë: 2 ndeshje, dy humbje.
BESËLIDHJA - GRAMOZI
BESËLIDHJA – Lezhjanët do të presin sot një nga skuadrat më simpatike të pesë javëve të para të Kategorisë së Parë, Gramozin e Ersekës. Një sfidë e hapur për trajnerin e Besëlidhjes, Valentin Gjetja, duke parë që kundërshtari ka tri pikë më shumë dhe është shumë ambicioz.
GRAMOZI – Brenda fushës së tij Gramozi i ka fituar të tre takimet e zhvilluara, duke marrë 9 pikë të plota, por jashtë fushës skuadra e Ilir Qirjakos ka marrë një barazim me Skraparin (1-1) dhe një humbje minimale me Dajtin (1-0). Me dy brazilianë si Dos Santos (3 gola) e Oliveira (2), nuk është çudi që ersekasit e sponsorizuar nga “Taçi Oil” të bëjnë surprizën në Lezhë.
BURRELI - DAJTI
BURRELI – Kryesfida e ditës së shtunë Burreli-Dajti pritet të jetë shumë tërheqëse, aq më tepër që Burreli vjen në përballjen me kundërshtarët pas dy humbjeve. Statistikat e këtij sezoni, por dhe ato historike midis dy ekipeve i japin të drejtë Dajtit: 3 pikë më shumë në pesë javë kampionat dhe asnjë humbje në dy takimet e zhvilluara.
DAJTI – Skuadra e presidentit Naim Qarri i ka njohur të tri rezultatet në transfertë: 1 fitore, 1 barazim e 1 humbje. Dajti i Sinan Bardhit, një ish-teknik i Burrelit, synon rezultat pozitiv në transfertë. Burreli ka humbur një takim në shtëpi, çka i bën optimistë kamzalinjtë.
LAÇI-POGRADECI
Dy ekipe që e njohin mirë njëri-tjetrin në Kategorinë e Parë: 10 ndeshje midis tyre: nga 4 fitore secili, 2 barazime. Laçi i Edi Martinit është i pathyer në shtëpi, ndërkohë që Pogradeci nuk ka marrë asnjë pikë nga gjashtë të mundshmet në transfertë.
LUFTËTARI-TËRBUNI
Luftëtari ndihet komod në shtëpi (2 ndeshje, 2 fitore) dhe përballë do të ketë debutuesit nga Puka, Tërbunin (asnjë pikë jashtë fushe). Gjirokastritët ndajnë vendet 2-4 me pikë të barabarta me Gramozin e Dajtit (të tre nga 10) dhe sot është koha për të qenë të vetëm, nisur dhe nga fakti se si Dajti ashtu dhe Gramozi luajnë në transfertë.
Sot
Ada-Turbina (E.Jorgji)
Besëlidhja-Gramozi (E.Sino)
Skrapari-Kastrioti (L.Mustafaraj)
Burreli-Dajti (B.Breshani)
Laçi-Pogradeci (M.Metohia)
Luftëtari-Tërbuni (M.Hakrama)
Të dielën
Bilisht-Skëndërbeu (A.Beqiri)
Naftëtari-Sopoti (A.Kastrati)
Ndeshjet fillojnë në orën 14:30
KATEGORIA E PARE, RENDITJA PAS JAVES V
N F B H GSH GP DIF PIK
1 Skenderbeu 5 5 0 0 10 3 +7 15
2 Luftetari 5 3 1 1 9 5 +3 10
3 Gramozi 5 3 1 1 6 3 +3 10
4 Dajti 5 3 1 1 5 2 +3 10
5 Kastrioti 5 3 0 2 8 5 +3 9
6 Burreli 5 2 1 2 7 4 +3 7
7 Turbina 5 2 1 2 6 5 +1 7
8 Naftetari 5 2 1 2 7 7 0 7
9 Laci 5 2 1 2 5 6 -1 7
10 Beselidhja 5 2 1 2 6 7 -1 7
11 Terbuni 4 2 1 2 4 6 -2 7
12 Sopoti 5 2 0 3 6 6 0 6
13 Pogradeci 5 1 1 3 5 9 -4 4
14 ADA 5 1 1 3 6 12 -6 4
15 Skrapari 5 0 2 3 3 8 -5 2
16 Bilisht Sport 5 0 1 4 0 5 -5 1
E Shtune, 18 Tetor 2008