E Diel, 1 Nëntor 2026

Licencat për biznesin tani vetëm në një zyrë



Burokracitë dhe kostot që has një sipërmarrës për të hapur, por edhe për të vijuar një aktivitet tregtar, mbeten problemi më i madh i një biznesi në vend. Biznesmenët vlerësojnë nismën e qeverisë për të hapur një zyrë të vetme ku biznesi mund të marrë licencat dhe lejet, por kërkojnë që paralelisht me atë të ketë një zyrë ankesash ku të dëgjohet zëri i tregtarëve. Pas hapjes së Qendrës për Regjistrimin e Biznesit, qeveria premton se në fillim të vitit 2009 do të hapë një zyrë të posaçme, ku çdo biznes mund të pajiset me lejet përkatëse të ushtrimit të aktivitetit. Duke iu referuar raporteve ndërkombëtare të kryera vitet e fundit rezulton se biznesi shqiptar më shumë se sa ulje të taksave, kërkon reduktim të burokracive dhe kostove që krijohen si pasojë e ecejakeve me zyrat e shtetit.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›