E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e pasurisë, pushteti lokal mbledh deri në 70 për qind



Vazhdon të mbetet problem për strukturat lokale mbledhja e taksës mbi pasurinë e paluajtshme. Kjo duket qartë nga statistikat zyrtare të Ministrisë së Financave, për 6-mujorin e parë 2008, ku mbledhja e kësaj takse rezulton të jetë realizuar në masën 70 për qind (69,26 për qind). Për këtë pjesë të vitit ishte parashikuar të mblidhej rreth 1,5 miliardë lekë, por që në fakt janë mbledhur vetëm rreth 1 miliard, ose 500 milionë lekë më pak se plani i vendosur nga Financat. Për të gjithë vitin, plani për realizimin e arkëtimit të taksës mbi pasurinë është rreth 3 miliardë lekë, por me ritmet e deritanishme duket e dështuar mbledhja e tyre sipas parashikimit. Njësitë lokale duket se kanë probleme edhe me taksat e tjera, si taksa mbi biznesin e vogël dhe taksat lokale, të cilat nuk e kanë prekur as 95 përqindëshin. Taksa mbi biznesin e vogël rezulton e mbledhur në masën 93 për qind, ose 97 milionë lekë më pak, ndërsa taksat e tjera lokale kanë një nivel realizimi në masën e rreth 62 për qind ose 1,7 miliardë lekë më pak, të ardhura në buxhetet e bashkive dhe komunave.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›