E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi, BSH-ja hedh në shitje 18.8 miliardë lekë bono thesari



Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, publikoi të hënën për shitje me ankand 18.8 miliardë lekë bono thesari të qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet nesër më 26 gusht, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12 dhe 6-mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në 25.08.2009, 18.02.2009. Nga totali prej 18.8 miliardë lekësh, 12.6 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 12-mujor dhe 6.2 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 6-mujor.

26 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›