Kategoritë që rrezikojnë certifikatën e pronësisë
09/06/2011 Kuvendi do të ndezë tensionin për rishikimin e vendimeve të ish-komisioneve
Stina e nxehtë e verës do të ndezë sërish debatin mbi të drejtën e pronës në Shqipëri. Ligji për rishikimin e një sërë nenesh që kanë të bëjnë me vërtetësinë e sipërfaqes së marrë, pritet të ndezë debatin me grupet e interesit, por do të jetë dhe një pikë debati dhe me opozitën, e cila pritet të shfrytëzojë këtë rast për të rritur presionin politik.
Gjithsesi, në projektligj përcaktohen qartë rastet se kur një person nuk do të rrezikohet nga pronësia. Sipas ligjeve në fuqi, në rast se ka një cenim të konceptit tokë-truall, duke e ndarë si tokë bujqësore, atëherë dhe certifikata e pronësisë nuk është e garantuar. Por për këtë duhet parë nëse në kohën e ndarjes së tokës sipërfaqja ka qenë bujqësore apo truall. Pasi për trojet të drejtën e përfitimit e kanë pasur vetëm ish-pronarët, të cilëve u kthehej në masën 100 për qind. Nga ana tjetër, në propozimet e dhëna së fundi përcaktohet se e drejta për të përfituar tokë nga ndarja e sipërfaqeve lind vetëm në zbatim të ligjit të vitit 1996 mbi ndarjen e sipërfaqeve të tokave bujqësore. Ligj i mbështetur dhe në ligjin nr. 7501. Kështu, ish-punonjësit e fermave dhe të ndërmarrjeve të tjera bujqësore si dhe ish-pronarët themelues të këtyre strukturave kishin të drejtën e përfitimit. Por masa e marrjes së tokës do të ishte sipas ndarjes për frymë të sipërfaqes. Ndërsa si pikënisje kanë qenë personat në familje në vitin 1991.
Pikërisht do të jenë këto momente si dhe të dhënat për të parë nëse një person ka qenë realisht ose jo punonjës në këto ndërmarrje që do të sanksionojnë ose jo certifikatën e pronësisë. Për këtë çështje do të jenë komisionet vendore që do të studiojnë ankesat si dhe do të marrin vendime për pezullimin e pjesshëm të së drejtës.
Për vendimet për pavlefshmëri të pjesshme, e cila vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore është ende në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë, sipërfaqja shtesë, por jo më shumë se 10% e sipërfaqes që i takon subjektit, i ofrohet këtij subjekti përkundrejt pagesës, e cila llogaritet sipas hartës së vlerës së tokës së AKKP-së, miratuar me VKM. Procedurat e njoftimit dhe mënyra e pagesës së detyrimit financiar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Për vendimet për pavlefshmëri të pjesshme, e cila vjen si shkak i mosrespektimit të normës për frymë të fshatit dhe toka bujqësore nuk është në emër të mbajtësit të parë të titullit të pronësisë mbi tokën bujqësore, lëshuar në kundërshtim me ligjin, pra ai nuk e posedon më tokën në mënyrë të plotë ose të pjesshme, si pasojë e një transaksioni apo shpronësimit për interes publik, lind detyrimi që për sipërfaqen përkatëse të tokës së shitur të bëhet pagesa e kësaj toke.