E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkotojne provimin nxenesit proteste Servete Maci

Në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Servete Maçi” në Tiranë prindërit e nxënësve sërisht kanë protestuar për transferimin e fëmijëve të tyre në shkolla të tjera të kryeqytetit. Pas firmosjes së peticionit dërguar ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj një ditë më parë ata sot i kanë detyruar fëmijët  e tyre të bojkotojnë edhe provimin përfundimtar të vitit  shkollor atë të muzikës.

E ndërsa disa të tjerë po luajnë disa pjesë muzikore në klasat që nuk do t’i shohin më vendimi i fundit i Drejtorisë Arsimore Tiranë për ta kthyer këtë shkollë në një gjimnaz duket se i ka shqetesuar aq shumë nxënësit e 9- vjeçares sa që ata kanë filluar të braktisin edhe instrumetat muzikorë më të dashur për ta.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›