Një rikthim në Kalanë e Rozafës
10/06/2011 Vizitorët e huaj dhe vendas preferojnë ta shohin nga afër objektin e ngritur mbi legjendën
SHKODER- Kalaja legjendare “Rozafa” në Shkodër është kthyer në epiqendrën e vizitorëve jo vetëm nga të gjitha rrethet e vendit tonë dhe trojet shqiptare, por edhe nga turistët e huaj. Vlerat e saj të mëdha historike, të nxjerra në pah nga mirëorganizimi i punës, investimet e vazhdueshme, politikat e duhura për vënien në pah të pjesëve të ndryshme të kalasë mijëravjeçare, që dikur nuk mund të shikoheshin qartë, janë disa nga elementët që kanë rritur ndjeshëm numrin e turistëve në kalanë “Rozafa”. Ndërkohë, historia dhe muret e lashta të kalasë “Rozafa” kanë një rol të rëndësishëm në tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj. Sipas drejtorit të Parkut Arkeologjik Shkodër, Nikolin Shati, bën të ditur se dy muajt, prill dhe maj kanë qenë tregues mjaft të mirë për një rritje të numrit të vizitorëve vendas dhe të huaj, çka e bën këtë drejtori të jetë e gatshme për të pritur një fluks të madh turistësh gjatë kësaj vere. Duke iu referuar statistikave të Parkut Arkeologjik Shkodër, drejtori Shati thekson se gjatë dy muajve të parë të vitit nuk kishte një frekuentim të dukshëm të vizitorëve në kalanë “Rozafa”, nisur nga kushtet e këqija metereologjike dhe situatën e krijuar në Shkodër, që tashmë dihet. Pas kalimit të kësaj situate, gjatë muajve prill dhe maj kalaja e Shkodrës ka pritur një numër të konsiderueshëm vizitorësh vendas dhe të huaj. Statistikat flasin për mbi 3800 vizitorë, të cilët kanë mbetur të mrekulluar me historinë, objektet dhe panoramën që të ofron kalaja “Rozafa”. Bie në sy fakti se nga ky numër, 1639 vizitorë janë turistë të huaj, që është gati sa gjysma e të gjithë vizitorëve, fenomen ky që nuk ishte vënë re vitet e kaluara. Kjo shifër është mjaft e lartë po të kihet parasysh se bëhet fjalë vetëm për dy muajt e parë të fillimit të fluksit të turistëve të huaj, si dhe po të krahasohet me dy vite më parë, kur numri i turistëve të huaj ishte rreth 4 mijë në vit. Këto shifra i referohen vetëm vizitorëve të rritur, pasi statistikat kanë më vete dhe numrin e vizitorëve në moshë të vogël. Konkretisht, kalaja e Shkodrës është vizituar gjatë dy muajve të fundit nga 3500 nxënës shkollash, kryesisht nga rrethet e tjera të vendit tonë. Kjo shifër që ka ardhur nga viti në vit në rritje tregon rritjen e interesit të moshës shkollore për tu njohur nga afër me këtë objekt të rrallë historik të vendit tonë. Një meritë në këtë drejtim kanë dhe mësuesit e lëndës së historisë dhe drejtuesit e shkollave përkatëse, të cilët janë nismëtarë të njohjes nga afër, edhe nga brezat e rinj, të vlerave historike e ndërtimore të kësaj kalaje. Vlen të theksohet se drejtuesit e Parkut Arkeologjik Shkodër kanë ndjekur politikën e lejimit të hyrjes falas në kala për nxënësit e shkollave, në mënyrë që çmimi të mos bëhet në një farë mënyrë pengesë e njohjes dhe shikimit nga afër të vlerave historike që mbart ky objekt i rëndësishëm jo vetëm i Shkodrës, por i gjithë vendit tonë. Ndërkohë, të ardhurat sigurohen nga bileta e hyrjes për të rritur, që është 200(dyqind)lekë, si për vizitorët vendas, ashtu dhe për të huajt. Të ardhurat gjithnjë në rritje nga shitja e biletave kanë mundësuar investime të rëndësishme në ambientet e brendshme dhe të jashtme të kalasë, duke nxjerrë në pah sa më shumë vlera të këtij objekti historik. Të gjitha investimet që janë bërë dhe vijojnë të bëhen kanë ndikuar pozitivisht për tërheqjen e një numri gjithnjë e më të madh vizitorësh vendas dhe të huaj. Investime janë bërë në burgun e kalasë, një objekt ky me vlera të paeksploruara mirë më përpara dhe vizituar më parë. Është kryer pastrimi i zonës së burgut, pasi është parë interesimi mjaft i madh i turistëve për ta vizituar atë. Ky objekt i shekujve të kaluar, përveç dhomave të burgut dhe të rojës ka si të veçantë dhe në banjo për të ndaluarit, çka hasej radhë për të mos thënë fare në objekte të ngjashme të kohës. Ndër punimet për nxjerrjen në pah të sa më shumë vlerave të kalasë është rihapja e një prej tuneleve të kohës së pushtimit otoman. Është kryer restaurimi i kullës së parë në hyrje të kalasë “Rozafa”, që i përket periudhës veneciane”. Njëkohësisht është punuar për pastrimin dhe restaurimin e 7 depozitave (sterave) të ujit që ndodhen në ambientet e brendshme të kalasë, për vendosjen e tabelave informuese, pastrimin e mureve të jashtme tek porta e hyrjes, ngritjen e ambienteve sanitare, si dhe zgjerimin e hapësirës për parkimin e automjeteve. Një element pozitiv i kalasë është ndriçimi, që ndikon në nxjerrjen pah të saj edhe gjatë natës. Ndërkohë në ndihmë të vizitorëve vjen në ndihmë dhe guida turistike në tre gjuhë, shqip, anglisht dhe serbo-kroatisht.
Në drejtim të nxjerrjes së vlerave të mëtejshme zona brenda kalasë studiohet dhe punohet vazhdimisht.
V. Abdyli