Pa kryetar. Hallet peng i keshillit bashkiak

Pavarisht betejës ligjore që po zhvillohet se kush do të hipë në postin e kryetarit që do të drejtojë bashkinë më të madhe në vend, sportelet që ofrojnë shërbim dhe informacion për qytetarët në bashkinë e Tiranës vazhdojnë të jenë të hapuara dhe të respektojnë oraret në shërbim të kryeqytetasve.
Ankesat e qytetarëve dhe problemet e tyre kanë qënë nga më të ndryshmet, por sipas qytetarëve duket se mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës do ta mbajë peng zgjidhjen e problemeve të tyre.
Këshilli Bashkiak i tiranës ka pothuajse nje vit që nuk është mbledhur. Takimi i fundit ka qënë ai i miratimit të buxhetit në korrik të 2010, ndërkohë që edhe në ato pak raste që ky këshill është thirrur mbledhjet kanë dështuar si pasojë e diksutimeve të ashpra mes anëtarëve të këshillit, duke lënë në mes rendin e ditës e për pasoje dhe shtyrjen e problemeve të qytetarëve.
Edlira Sulejmani