E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër fusha të reja për titullin "Akademik i asociuar"

Asambleja e Akademisë së Shkencave, në zbatim të ligjit të ndryshuar, "Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë", për të plotësuar numrin e anëtarëve të asamblesë vendosi hapjen e katër fushave të reja për titullin "Akademik i asociuar" në fushat: e kimisë, ekonomisë, sociologjisë dhe drejtësisë. Akademia e Shkencave është në kërkim të kandidatëve të rinj, të cilët duhet të plotësojnë formularët përkatës, duke qenë se aplikimi përfundon më 5 nëntor. Ndërkaq, zyra e shtypit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bën me dije se ka nisur procedura për paraqitjen e kërkesave nga akademikët për plotësimin e një vendi të lirë për anëtarë të përhershëm të akademisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›