E Diel, 1 Nëntor 2026

"Skampa Dance Competition"

"Parfumi" dhe "Tavolina" ishin dy shfaqjet koreografike të interpretuara në natën e dytë të festivalit mbarëkombëtar "Skampa Dance Competition", i cili po organizohet në qytetin e Elbasanit. "Parfumi", bazuar mbi veprën e Patric Suskin, dhe muzikë të Tom Tykwer, është performuar nga trupa e Tiranës, "Albania Dance Theater", nën koreografinë e Gjergj Prevazit.

Balerinët nëpërmjet kërcimit kanë përcjellë te publiku komplekset dhe tabutë që ekzistojnë për seksin në shoqërinë e ditëve të sotme. Ndërkohë, shfaqja e dytë, "Tavolinat", kishte në qendër të saj fjalën si mënyrë komunikimi dhe shprehjeje.

Balerinët e trupës "The new choreographic generation", me anë të lëvizjeve të tyre sollën te publiku mesazhin se në jetë duhet guxim për t‘u shprehur apo për të shkruar.

Shfaqja ka ardhur me koreografi të Nertil Zhanit dhe muzikë të Philip Glass.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›