E Diel, 1 Nëntor 2026

"Tetova ‘09", merr pjesë Shqipëria, Kosova e Maqedonia

U çel dje në Tetovë panairi i librit Shqip. Veprimtaria, e cila organizohet prej Shoqatës së Botuesve Shqiptarë në Maqedoni, me seli në Shkup, në Pallatin e Kulturës në Tetovë, do të mbyllet më datë 11 tetor. Panairi i librit shqip në Tetovë tashmë është kthyer në një manifestim tradicional kulturor, duke shtuar në këtë mënyrë dukshëm interesimin e lexuesit shqiptar në këto treva kundrejt librit në gjuhën shqipe. Edhe në panairin e sivjetshëm të librit pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i botuesve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›