Katër kandidatë për "Booker Prize" pas vdekjes

Katër shkrimtarë, të cilën nuk jetojnë më, përbëjnë një listë prej gjashtë autorësh, veprat e të cilëve do të konsiderohen si kandidatë për kategorinë "I humbur" të çmimit ''Booker'', që daton 40 vjet më parë.
Çmimi ''Booker'' një ndër vlerësimet me prestigjioze në letërsi, fillimisht i akordohej një vepre që ishte botuar vitin para dhënies së çmimit, por që nga viti 1971 me këtë çmim është vlerësuar romani më i mirë i atij viti në të cilin jepej çmimi, rrjedhimisht veprat e botuara në vitin 1970 nuk patën asnjëherë mundësinë të vlerësoheshin me këtë çmim.
Për të korrigjuar këtë, organizatorët e dhënies së çmimit, që aktualisht quhet ''Man Booker Prize'', hartuan një listë të përbërë nga 21 vepra të botuara në vitin 1970 që u reduktua në vetëm gjashtë të tilla nga një panel me figura të njohura të letërsisë.
Publiku do të vendosë cila vepër do të jetë fituesja e çmimit, duke votuar në faqen zyrtare të internetit ''Man Booker Prize'' dhe fituesi do të shpallet më 19 maj.
Kategoria ''The Lost Booker Prize'' u krijua nga Peter Strauss, arkivist nderi i Fondacionit ''The Booker Prize'', i cili kuptoi se asnjë vepër e botuar në vitin 1970 nuk ishte marrë në konsideratë për këtë çmim.
Lista e reduktuar përmban: Nina Bawden – ‘The Birds on the Trees’ (Zogjtë mbi Degët e Pemëve), J. G. Farrell- ‘Troubles’ (Telashe), Shirley Hazzard – ‘The Bay of Noon’ (Gjiri i Pasdites), Mary Renault – ‘Fire From Heaven’ (Zjarr nga Parajsa), Muriel Spark – ‘The Driver’s Seat’ (Ulësja e shoferit), Patrick White – ‘The Vivisector’ (Eksperimentuesi).
Tre prej këtyre autorëve kanë pasur sukses më parë me ''Booker Prize''.
Vepra e Farrell "Rrethimi i Krishnapurit" fitoi çmimin në vitin 1973, Spark u kandidua për veprën "Imazhi publik" në vitin 1969 dhe "Sillem me qëllim" në vitin 1981 dhe Bawden u kandidua në vitin 1987 për veprën "Rrethet e Mashtrimit".
Por, çmimi mund të jepet me vonesë për katër nga autorët e kësaj liste. Farrell vdiq në vitin 1979, Renault vdiq në vitin në 1983, Spark vdiq në vitin 2006 dhe White vdiq në vitin 1990.