Erdhi trëndafili

Sytë i kishte më të fryrë se zakonisht. Jo pse kishte derdhur lot me arsye se po humbte punën e tij dyvjeçare, por pas një kohë të gjatë kishte fjetur më shumë.
Thonë se është adhurues i madh i gjumit.
Ishte ora 15 : 30, e ditës së djeshme kur Valton Beqiri hoqi përfundimisht barrën e tij si Ministër i Kulturës.
Që nga dje, timoni i Kulturës që udhëhiqej nga një profesor i pianos dhe kompozitor i disa tallava këngëve, kalon në dorën e një biologu, që pak kishte provuar fushën e tij, e më shumë kishte shëtitur në poste sikur bleta pas nektarit.
Edhe kësaj here është emërim politik.
“Ju uroj detyrën, punë të suksesshme, fat dhe shëndet”, i tha Valton Beqiri, Lutfi Hazirit në momentin kur ia dorëzoi detyrën.
Më pastaj, ia lëshoi edhe vendin ku dikur ai ulej për t’i takuar mysafirët.
“Ja ja....jo po po”, i thoshin njëri tjetrin derisa shtynin duart dhe buzëqeshnin.
“Më bjen të them që Ministri Valton Beqiri, ardhja e tij në këtë ministri e ka profilizuar angazhimet, politikat dhe unë do ta kem më lehtë në kuptimin e zhvillimit të proceseve me ndihmu që ky portfolio ministror të zhvillohet më shumë dhe të mbështet më shumë në kuptim buxhetor”, tha Haziri.
Ndërsa në pikën e prioriteteve të Hazirit sa i përket kulturës është ruajtja e elitës kulturore, pastaj avancimin dhe mbështetje për shkrimtarët që Haziri i quajti njerëz të letrave. Pranë Hazirit gjendej edhe Lirie Kajtazi, Zëvendës ministre e Kulturës.
A do ta mbajë postin e zëvendësministres Lirie Kajtazi?
“Natyrisht nuk ka lëvizje në këto shkallë të administratës –qeverisjes. Gjithçka që është pjesë e riformatizimit si proces nuk lidhet me emra por lidhet më shuam që agjenda e integrimeve evropiane dhe agjenda e politikës së brendshme të avancohet në këtë fazë të qeverisjes dhe sinqerisht nuk guxojmë emra apo diçka tjetër”, tha Haziri pa dhënë ndonjë përgjigje definitive se çka do të ndodhë me Kajtazin.
Ndërsa në ditën e parë të postit të tij Haziri nuk diti se sa institucione të kulturës janë nën varësinë e Departamentit të Kulturës. Pas një pauze të shkurtër përgjigja ishte kjo.
“Natyrsiht që unë do të mësoj shumë për strukturën, për krejt angazhimet. Unë me këtë Ministri jam marr nga këndi tjetër deri në vitin 2008. Dhe natyrisht organizimin, strukturën, buxhetin, do ta punoj me stafin e Ministrisë. Unë në kontinuitet do të vazhdoj të punoj por ajo që më duhet që unë të punoj është që të shoh kujdesshëm. Nuk dua të lakoj emra edhe pse mund t’ia qëlloj mirëpo nuk jam njëri që punoj me të qëlluar”, tha Haziri.
Ministria e Kulturës së Kosovës kishte nën vete 28 institucione, mirëpo me heqjen e teatrove të qytetit por edhe bibliotekave nga barra e Ministrisë së Kulturës atëherë mbeten gjithsej 17 institucione.
Me heqjen e këtyre institucioneve ndodh edhe absurdi, MK i ulet buxheti për 1 milion euro gjë e cila nuk kishte ndodhur në 10 vitet e fundit.
Haziri tha se Ministria e Kulturë ka nevojë për një përkrahje më të madhe si politike po ashtu edhe buxhetore.