Katër koalicionet garuese në zgjedhjet e 28 qershorit
Partia Socialiste pritet të nënshkruajë brenda kësaj jave marrëveshjen e koalicionit të ri zgjedhor. Me afrimin e afatit të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, partitë opozitare duhet të nënshkruajnë marrëveshjen e cila ka për qëllim qeverisjen e përbashkët nëse e majta fiton këtë sfidë. Burimet partiake bënë të ditur dje për "Shqip" se nuk është përcaktuar ende një datë konkrete, por ajo pritet që të nënshkruhet brenda kësaj jave. Fillimi i javës tjetër shënon afatin e fundit ligjor të regjistrimit të koalicioneve zgjedhore në KQZ. Janë hedhur tashmë në letër pikat e bashkëpunimit mes katër partive të majta, PS, PSD, G99 dhe PDS, ndaj akti i nënshkrimit mbetet vetëm një veprim formal. Lëvizja G99 ka vënë tre kushte për Partinë Socialiste, si garantimi i së drejtës së votës për emigrantët gjatë qeverisjes socialiste, politikat për arsimin dhe shëndetësinë. Kreu i kësaj partie, Erjon Veliaj, konfirmoi se para se të nënshkruhet marrëveshja mes katër partive, paraprakisht pritet që PS të nënshkruajë një marrëveshje me G99 për kërkesat e saj. Sipas Veliajt, ky nënshkrim mes dy partive pritet të bëhet po këtë javë për të konkluduar më pas me marrëveshjen zyrtare. Sakaq kreu i PD-së, Sali Berisha, ka nënshkruar tashmë aleancën me PAD-në e Neritan Cekës, PR-në e Fatmir Mediut, PAA e Lufter Xhuvelit, PBLD-në e Arjan Starovës, PDI-në e Tahir Muhedinit, PLL-në e Ekrem Spahisë, etj. Dy partitë që nuk kanë konfirmuar nëse do të vazhdojnë të jenë në koalicion me të djathtën apo jo, janë Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut dhe LDK-ja e Nikollë Lesit. Dule pritet të shpallë koalicionin më datën 9 maj kur dhe mbaron kongresin e partisë. Sipas tablosë së deritanishme, në zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit do të ketë katër koalicione zgjedhore, dy djathtas dhe dy majtas. Në skenë kanë dalë dy grupime që kanë mbledhur rreth vetes parti kryesisht të vogla. "E majta për Integrim" që drejtohet nga Ilir Meta ka nënshkruar me PSV91 e Petro Koçit, Partinë e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partinë e Gjelbër. Ndërsa grupimi "Poli i Lirisë" përbëhet nga disa parti të djathta si PDK-ja e LZHK-ja. Deri më datën 13 maj që është afati i fundit, pritet që këto katër koalicione të nënshkruajnë marrëveshjet e fundit brenda vetes për t‘u bërë zyrtarisht garuese në zgjedhje.
Sa i përket koalicionit të majtë, të kryesuar nga PS, kriteret e bashkëpunimit janë: platforma politike të integrueshme në programin e qeverisjes, qëndrime politike të njëjta, luftë kundër dukurive negative, qeverisje transparente, ekip i kualifikuar me integritet politik e moral. Një tjetër çështje e rëndësishme, e cila do të marrë zgjidhje sapo të nënshkruhet marrëveshja, është çështja e Kryeministrit. Nëse e majta fiton zgjedhjet, bazuar tek Kushtetuta, Presidenti i kërkon partisë më të madhe, asaj që fiton zgjedhjet, që të përcaktojë emrin e Kryeministrit. Çështjen e emrit të kreut të qeverisjes së ardhshme, selia rozë e artikuloi për herë të parë në fund të javës së shkuar. Në një deklaratë për mediat lidhur me çështjen e kartave të identitetit, sekretari për çështjet zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi se Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama, do të kompensojë qytetarët e varfër për shumën që duhet të paguajnë, që të marrin dokumentin e nevojshëm për të votuar.
Grupimi "Poli i Lirisë"
Partia Demokristiane
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Grupimi rreth PD-së
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia Aleanca Demokratike
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia për Drejtësi dhe Integrim
Grupimi rreth PS-së
Partia Socialiste
Partia Socialdemokrate
Lëvizja Politike G99
Partia Demokracia Sociale
Grupimi "E majta për Integrim"
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Socialiste e Vërtetë 91
Partia e të Drejtave të Emigrantëve
Partia e Gjelbër