E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohet Atlanta, tani përballë Klivland

Atlanta është skuadra e fundit që kualifikohet në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes dhe tashmë do të luajë kundër Klivland Kavaljers. Houks fituan me rezultatin e përgjithshëm 4-3 serinë kundër Majamit, duke fituar takimin e shtatë me rezultatin 91-78. Ata triumfuan në duelin deciziv falë 27 pikëve të Xhonson dhe 21 pikëve të Smith, ndërsa lojtari më i mirë për Majemi Hit ishte Uejd me 31 pikë. Në këtë mënyrë, Atlanta i jep fund "agjërimit" 10-vjeçar, ku nuk arrinte të kalonte turin e parë "play-off".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›