E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dunga: Ronaldo mund të kthehet në Kombëtare

"Ronaldo është një kampion bote dhe mund të kthehet në Kombëtare". Karlos Dunga, trajneri i Brazilit, nuk i mbyll portat e "selecaos" për Ronaldon. 32-vjeçari sulmues ka udhëhequr Korinthiansin drejt triumfit në kampionatin brazilian. Dunga ka asistuar të dielën në finalen e dytë, ku Timao ka barazuar 1-1 në shtëpinë e Santosit. Në ndeshjen e parë, Korinthians kishte fituar 3-1 në transfertë, me një dopjetë të Ronit. "Ronaldo ka luajtur mirë", ka thënë Dunga, por nuk ka sqaruar nëse Fenomeni do të thirret apo jo së shpejti në kombëtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›