"Gërdeci", supergjyqi shtyhet pa nisur
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka shtyrë dje seancën gjyqësore në ngarkim të 29 të pandehurve dhe shoqërisë "Albademil", të cilët akuzohen si shkaktarët e mundshëm të tragjedisë së Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona dhe qindra të tjerë u plagosën. Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata Supreme ka pranuar të thërrasë të pandehur një numër rekord personash, të ulur në të njëjtën sallë, me qëllim zbardhjen e ngjarjes së 15 marsit. Por mungesa e të pandehurit Shkëlzen Madani dhe avokatit të tij për arsye shëndetësore, ngatërresa e të pandehurit Dritan Minxholli, në prokurën për avokatin e tij, ku kishte nënshkruar me ermin Artan, mungesa e prokurës për të pandehurit gjeneral Agim Lala, dhe Fahri Toska, ishin arsyet që e detyruan Kolegjin Penal të drejtuar nga Besnik Imeraj të shtyjnë këtë seancë, në të cilën, ishin të pranishëm edhe familjarë të viktimave të tragjedisë. Këta të fundit kërkuan që gjyqi të zhvillohet çdo ditë me qëllim zbardhjen dhe dënimin e personave që shkatërruan një fshat të tërë dhe dëmtuan mijëra shtëpi. "Të gjithë politikanët po kërkojnë që vrasësit e deputetit Fatmir Xhindi të ndëshkohen rreptësisht. Jemi dakord me këtë kërkesë. Në tragjedinë e Gërdecit ja tek janë fajtorët. Shteti të veprojë me shpejtësi", u shpreh Feruzan Gërdeci, i cili ka humbur djalin 10-vjeçar nga tragjedia.
Seanca
Në një sallë të tejmbushur me të pandehur, avokatë, prokurorë, familjarë të viktimave të tragjedisë, gazetarë dhe përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë është zhvilluar seanca e parë gjyqësore për tragjedinë e Gërdecit. Në fillim të seancës, gjykata verifikoi palët prezente. Drejtuesi i seancës gjyqësore, Besnik Imeraj, të parin në listën e të akuzuarve lexoi emrin e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nuk ishte i pranishëm në gjyq. Avokatë të tij ishin Ardian Visha dhe Petrit Serani. "Zoti gjyqtar. Ne avokatët Ardian Visha dhe Petrit Serani kemi një prokurorë të lëshuar më datën 11 shkurt të këtij viti nga z. Fatmir Mediu, i cili na autorizon që ta përfaqësojmë deri në Gjykatën Kushtetuese. Jemi dakord për ta përfaqësuar", u shpreh avokati Visha. Më pas, gjykata lexoi emrin e personit të dytë të pandehur, i cili është Ylli Pinari. Ai nuk mori pjesë në gjyq dhe ka /////////autorizuar avokatin Vladimir Bineri me një //////////autorizim të datës 29 prill të këtij viti. Pasi Kolegji Penal ka marrë autorizimin, gjykata konstatoi se ka një parregullsi, pasi nuk përcaktohej se mbrojtja e Pinarit mund të kryhej në mungesë. Por avokati Bineri tha se i pandehuri ka lëshuar edhe një deklaratë tjetër ku bën me dije se donte të mbrohej nga avokati Vladimir Bineri dhe Klodian Gjermeni. Edhe i pandehuri Mihal Delijorgji nuk ka pranuar që të marrë pjesë në seancat gjyqësore, duke autorizuar avokatin Arben Prifti që të mbrojë interesat ligjore në Gjykatën e Lartë. I vetmi nga të pandehurit në gjendje arresti që mori pjesë në seancën gjyqësore ishte Sokol Gjeçi, i cili u shpreh se dëshiron të mbrohet nga avokati Nik Progri. "Jam Sokol Gjeçi dhe avokatët do të më përfaqësojnë në gjykatë nëse jam në gjendje të keqe shëndetësore" tha ai. Ish-mbikëqyrësi i firmës "Albademil", Dritan Minxolli, në këtë gjykim do të mbrohet nga avokati Arben Prifti. Ky i pandehur, në autorizimin që i kishte lëshuar avokatit, kishte gabuar gjeneralitetet, ku emrin e kishte shkruar Artan, megjithëse e kishte Dritan. I pandehuri i radhës, për nga numri, ishte Ardian Mullai, ish-sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili ka zgjedhur si përfaqësues ligjor avokatin Vladimir Meçe, me anën e një prokure të datës 1 maj 2009, i cili i ka dhënë të drejtë avokatit që ta mbrojë edhe në mungesë të tij. Gjykata ka lexuar emrin e të pandehurit Shkëlzen Madani, ish-drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Instalimeve dhe të Burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. "U thirr dhe nuk u paraqit i pandehuri Shkëlzen Madani. Gjykata i ka dërguar një shkresë në datën 27 mars 2009 me anën e avokatit Hysni Beti. Me një shkresë të protokolluar në Gjykatën e Lartë, avokati Beti kërkon shtyrjen e seancës, pasi ka marrë një raport me katër ditë pushim nga data 2 deri në datën 6 maj", u shpreh kryetari seancës.
Ushtarakët
Ish-kreu i shtabit të përgjithshëm, Luan Hoxha, ka marrë pjesë personalisht në seancën e djeshme gjyqësore. "Unë jam Luan Hoxha dhe i jap të drejtë avokatit Ibrahim Lahi që të më përfaqësojë edhe në mungesë", u shpreh ish-numri një i ushtrisë shqiptare, ndërsa avokati tha se dëshiron të mbrojë interesat e të pandehurit. Pas kreut të shtabit, është renditur, jo për nga përgjegjësia, zëvendësshefi i shtabit, Agim Lala, i cili nuk ka qenë prezent në sallën e gjyqit. Sipas gjykatës, mosardhja e tij në këtë seancë gjyqësore ka qenë për arsye objektive, ndërsa autorizonte avokatin Artan Kodheli për të përfaqësuar në Gjykatën e Lartë. Në listë ishte edhe i pandehuri Dashnor Çaushi. Gjenerali në shkarkim ka kërkuar që të mbrohet me përfaqësuesin ligjor, avokatin Mark Pëllumbi edhe në mungesë. Sipas gjykatës, i pandehuri Shpëtim Spahiu, ish-komandanti i Forcës së Bashkuar, kishte përfaqësuar me prokurë avokatin Vladimir Meçe. Përfaqësimi do të ishte edhe në mungesë. Drejtuesi i seancës, Besnik Imeraj, ka lexuar të pandehurin e radhës, i cili ishte Zija Bahja. Ish-komandanti i Forcës Mbështetëse do të mbrohet nga avokati Luan Hasanaj dhe Xhemal Gazidede edhe në momentin që i pandehuri Bahja të jetë në mungesë. Pas tij, kryetari i seancës gjyqësore lexoi emrin e Armand Tartarit. Ky i pandehur, me një prokurë, i jepte të drejtë avokatit Mirash Martinit që ta përfaqësojë edhe në mungesë.
Familjarët e viktimave
"Të gjithë politikanët po kërkojnë që vrasësit e deputetit Fatmir Xhindi të ndëshkohen rreptësisht. Jemi dakord me këtë kërkesë. Në tragjedinë e Gërdecit ja tek janë fajtorët. Shteti të veprojë me shpejtësi"
"Arratisjet"
Të pandehurit, jashtë shtetit
Kryetari i Kolegjit Penal, Besnik Imeraj, ka lexuar dje emrin e të pandehurit, Adriatik Mema, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. I pandehuri nuk ishte prezent në sallën e gjyqit. Mësohet se ish-vartësi i Mediut ishte jashtë shtetit. Sipas gjykatës, Mema ndodhet në Romë, ku ka "emigruar" pas ngjarjes së rëndë. Motra e të pandehurit, Trëndelina Shoshi, i ka dhënë një autorizim avokatit Alfred Balla ta përfaqësojë të vëllain edhe në mungesë. Edhe i pandehuri Fari Toska është larguar jashtë shtetit, në drejtim të paditur. I pandehuri është mbrojtur gjatë hetimeve paraprake nga një avokat kryesisht.
Të pandehurit e Gërdecit
1 - Fatmir Mediu, avokat Ardian Visha dhe Petrit Serani
2 - Ylli Pinari, avokat Vladimir Bineri
3 - Ardian Mullai, avokat Vladimir Meçe
4 - Shkëlzen Madani, avokat Hysni Beti
5 - Dashnor Çaushi, avokat Mark Pëllumbi
6 - Armand Tartari, avokat Mirash Martini
7 - Luan Hoxha, avokat Ibrahim Lahi
8 - Agim Lala, avokat Artan Kodheli
9 - Shpëtim Spahiu, avokat Vladimir Meçi
10- Zija Bahja, avokat Luan Hasanaj dhe Xhemal Gazidede
11 - Ndue Marku, avokat Bujar Himçi
12 - Ilmi Leçaj, avokat Agim Tirana
13 - Adriatik Mema, avokat Alfred Balla
14 - Rezart Tërshana, avokat Eno Bushi
15 - Jorgo Mino, avokat Leonard Dingo
16 - Gëzim Oshafi, avokat Alfred Balla
17- Fatbardh Kuçi, avokat Sokol Shazi
18 - Besnik Dauti, avokat Eno Bushi
19 - Agim Babameta, avokat Eno Bushi
20 - Zenun Ferra, do të mbrohet vetë
21- Hysni Çoçka, avokat Bashkim Nikolla
22- Fari Toska, avokat kryesisht
23 - Fiqeret Mato, avokat Koçi Mato
24 - Lavdi Shatro, avokat Gëzim Veleshnja dhe Behar Ipera
25 - Sokol Gjeçi, avokat Nik Progri
26 - Dritan Minxolli, avokat Arben Prifti
27 - Mihal Delijiorgji, avokat Arben Prifti
28 - Liljana Margariti, avokat Arben Prifti
29 - Denis Hajdari, avokat Alket Hysenaj
30 - Shoqëria "Albademil, avokat Arben Prifti