Katër minorenë vjedhin në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë
Ëndrra për të pasur një motor nuk ka ndalur
katër adoleshentë për të kapërcyer
telat me gjemba të repartit të Ndërhyrjes së
Shpejtë të Elbasanit. Duke qenë fqinjë me vendgrumbullimin
e mjeteve të bllokuara, katër
të mitur nga fshati Bradashesh i Elbasanit,
kanë kurorëzuar me sukses aksionin për vjedhjen
e dy motoçikletave. Ngjarja ka ndodhur
mbrëmjen e së enjtes, por nuk kanë kaluar as
dy orë nga akti i vjedhjes dhe të katërt kanë
rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve
zyrtare të policisë, janë ndaluar tre 14-vjeçarë
dhe një 17-vjeçar, nga fshati Bradashesh, pasi
kishin vjedhur dy motoçikleta në Repartin e
Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas deponimeve të
tyre në polici, fëmijët e kishin kryer këtë akt
së bashku, pasi prindërit i ishin përgjigjur
negativisht kërkesës së tyre për të blerë motoçikleta.
Pas një kontrolli në banesat e tyre,
policia ka sekuestruar edhe dy motoçikletat si
provë material, duke i kthyer sërish në pikën
e bllokimit.