E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater ne pranga me nje arsenal armesh

Kater persona jane arrestuar nje dite me pare gjate nje operacioni te policise se Elbasanit e cila ka sekuestruar dhe nje arsenal te tere armesh. Lajmi eshte konfirmuar nga te dhena te policise se ketij qyteti sipas te cilave gjate operacionit te koduar Devolli sherbimet e policise se Elbasanit kane bere te mundur arrestimin e Ervin Bashes 28 vjec i denuar me pare me 14 vjet burg per trafik femrash Altin Beqiri 21 vjec nga Gramshi Ardis Cekrezi 21 vjec i denuar me pare per vjedhje dhe Sokol Hoti 24 vjec lindur ne Berat dhe banues ne Qerret te Kavajes. Gjate operacionit policia ka bere te mundur edhe sekuestrimin ne cilesine e proves materiale e 5 automatikeve model 76 1 automatik model 54 4 pistoleta tip Zastava 4 karikatore automatik model 56 1 karikatore automatiku model 54 dhe 188 fisheke. Burime nga policia ben me dije se operacioni eshte finalizuar pas nje pune investigative disaditore ku dhe jane mbajtur ne mbikeqyrje personat tashme te arrestuar. Nderkohe materialet ne ngarkim te 4 te arrestuarve i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Elbasan per hetime te metejshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›