E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pese ne pranga rrahen 33-vjecarin per token

Pese persona jane vene ne prangat e policise pasi kane rrahur per motive pronesie nje bashkefshatarin e tyre. Ngjarja eshte konfirmuar dje nga te dhena te policise se Tiranes sipas te cilave nga strukturat e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit ne Komisariatin e Policise nr. 5 Tirane ka filluar procedimi penal per Shefqet Vrajen 56 vjec Besnik Vrajen 47 vjec dhe ndaj vellait te tij Kujtim Vraja 49 vjec Indrit Vraja 22 vjec dhe vellait te tij Bledar Vraja 26 vjec qe te gjithe banues ne Tapize Tirane. Policia tha se ndjekja penale ndaj tyre filloi sepse ne ora 1900 te se henes ne Tapize tek Lumi Tapize per motive pronesie kane goditur me grushte Bujar Vulken 33 vjec banues ne Tapize. Ky i fundit mesohet te kete bere denoncimin perkates ndaj agresoreve te tij nderkohe qe pas hetimeve paraprake nga ana e policise materialet ne ngarkim te tyre do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesore Tirane per konsumim te vepres penale te Plagosjes se lehte me dashje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›