Dy te vdekur nje i plagosur ne aksident
Dy persona kane vdekur ndersa nje tjeter ndodhet ne spital fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Ky eshte bilanci tragjik i nje aksidenti te ndodhur nje dite me pare ne aksin rrugor Vlore - Fier te ndodhur mengjesin e djeshem. Ngjarja ka ndodhur ne afersi te zones se Bistroves ku nje makine me targa italiane BZ 415 NH me te cilen udhetonin 3 persona ka dale nga rruga dhe eshte perplasur me nje peme. Per pasoje kane gjetur vdekjen bashkeshortja e drejtuesit te mjetit Klaudja Hasani 23 vjec dhe nipi i tij Edi Hasani 15 vjec nderkohe qe ka mbetur i plagosur Sami Hasani 28 vjec. Sipas te dhenave te para te Policise Rrugore e cila ka shkuar ne vendngjarje dhe ka bere keqyrjen e provave si dhe sipas hetimeve te para mesohet se shkak i aksidentit eshte bere shpejtesia e madhe me te cilin udhetonte automjeti. Dy viktimat jane nisur ne morgun e spitalit te qytetit ndersa 28-vjecari po kurohet ne sallen e reanimacionit per plaget e mara nga aksidenti por sipas mjekeve gjendja e tij eshte jashte rrezikut per jeten.