Vrasja Arrest me burg per djalin e deputetes Luiza Xhuvani
Gjykata e Tiranes caktoi masen Arrest me burg ne mungese per shtetasin Kostandin Xhuvani i akuzuar per vepren penale Vrasje me dashje te 26-vjecarit Alfred Musabelliu. Po i njejti gjyqtar ka lene ne burg edhe shokun e Xhuvanit Albi Zelen ndersa ka liruar me masen Arrest shtepie shtetasin Ermal Gjici. Pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes prokurori kerkoi nga gjykata te lihen ne burg te akuzuarit ndersa mbrojtja kerkoi caktimin e nje mase me te bute. Ngjarja per te cilen akuzohet Xhuvani ka ndodhur mengjesin e te shtunes ne kryeqytet ku pas nje zenke mes viktimes dhe shokut te tij Albi Zela 22-vjecari ka reaguar duke qelluar me plumb ne koke Musabelliun. Menjehere eshte larguar nga vendngjarja ndersa dyshohet te jete larguar me automjetin e shtetasit te akuzuar Gjici. Shkaku i zenkes mes viktimes dhe Zeles ka qene nje borxh ndersa 26-vjecari ka shkuar per tu sqaruar me borxhliun. Policia vazhdon punen per kapjen e autorit te dyshuar si ekzekutor ndersa tashme per te ka edhe nje vendim gjykate.