E Diel, 1 Nëntor 2026

Kater ne pranga per vjedhjen e nje sasie kabulli telefonik

Dy persona jane arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi rezultojne te jene autoret e vjedhjes se nje sasie kabulli telefonik ne pronesi te Albtelekomit. Lajmi eshte bere i ditur nga te dhena te policise se Tiranes gjate dites se djeshme sipas te cilave pergjate oreve te vona te mbremjes se te henes sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te Krimit te Komisariatit te Policise nr. 6 Tirane u krye arrestimi ne flagrance i kater shtetasve te dyshuar per konsumim te vepres penale te vjedhjes. Sipas policise ne pranga jane vene Bekim Brecani 18 vjec dhe nje bashkemoshatar i tij Dion Vitrika qe te dy banues ne Tirane pasi rreth ores 0010 ne rrugen Llazi Miho jane kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme pasi kishin vjedhur afro 100 m kabull telefonik ne pronesi te Albtelekomit e cili u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Po per vepren penale te vjedhjes policia e Tiranes sqaroi se u krye kapja dhe me pas arrestimi ne flagrance i Marjel Cekut 19 vjec banues ne Tirane sepse rreth ores 0245 te mengjesit te djeshem ne rrugen Sejfi Vllamsi Kombinat eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme pasi kishte vjedhur nje sasi kabulli i cili u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Po keshtu filloi procedimi penal edhe ne ngarkim te Rrustem Hareshkes 49 vjec banues ne Tirane sepse ne oren 0740 te se henes eshte kapur ne flagrance nga Patrulla e Pergjithshme ne Unaze te Re afer bojerave Astir me 100 m kabull telefonik. Policia tha se materialet ne ngarkim te 4 shtetasve te lartpermendur do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per konsumim te vepres penale te Vjedhjes e realizuar ne bashkepunim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›