Kater operatoret celulare Jo vetem nje licence 3G
TIRANE - Tenderi per licencen 3G sherbimin qe pritet tu ofroje shqiptareve internet te shpejte po shkon drejt deshtimit. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare ka njoftuar zhvillimin e tij brenda pak ditesh por duke bere me dije se do te jepet vetem nje licence. Por vendimi per te dhene nje licence te vetme kundershtohet ne bllok nga te kater kompanite e telefonise celulare qe operojne ne Shqiperi te interesuara qe tua ofrojne kete sherbim klienteve te tyre. Kater operatoret e licencuar te telefonise celulare ne Shqiperi AMC Eagle Mobile Plus dhe Vodafone deklaruan dje se kane mirepritur vendimin e qeverise per te shtyre perpara dhenien e licencave 3G ndonese ata besojne se kufizimi i dhenies se nje licence te vetme permes tenderit publik mund te rrezikoje procesin dhe te krijoje monopol ne tregun shqiptar. Kater operatoret e telefonise celulare shprehen se jane te bindur se leshimi njekohesisht i kater licencave 3G kundrejt nje tarife te favorshme per te gjithe spektrin e vlefshem 3G u sherben objektivave te qeverise dhe nevojave ne rritje te konsumatoreve per internet te shpejte me bande te gjere me qellim per te inkurajuar nje treg konkurrues dhe per te nxitur me tej investimet ne vend.
Dhenia e kater licencave 3G ne te njejten kohe do te sjelle nje shumellojshmeri te produkteve dhe sherbimeve me cmime me konkurruese per qytetaret vleresojne kater operatoret permes nje deklarate te perbashket per media. Per me teper - vijon deklarata - futja e rrjetit 3G do te ishte me e shpejte per mbulimin e te gjithe territorit te vendit.
Kater operatoret vleresojne se shteti do te perfitoje me shume te ardhura per buxhetin nga tarifat e paguara nga te kater operatoret e licencuar dhe investimet e bera per teknologjine 3G nga keta operatore qe do te kene nje efekt pozitiv ne GDP dhe rritjen e nivelit te punesimit. Operatoret e telefonise celulare pohojne se e shohin me keqardhje faktin e venies se nje tarife prej 12.5 milione Euro e cila bashke me investimin shtese qe nevojitet per futjen e rrjetit e ben jashtezakonisht te paarsyeshem per te justifikuar vendimet logjike per te investuar ne teknologjine 3G sikunder deshmon edhe eksperienca mbare evropiane.
Shqiperia ka qene nismetare e zhvillimit te komunikimit celular ne vitet 1990-te por aktualisht renditet e fundit ne Evrope per sa i takon perhapjes se teknologjise 3G. Eshte mjaft e rendesishme qe qeveria te demonstroje vullnetin e saj politik per te pershpejtuar perhapjen e teknologjise 3G dhe per te hapur tregun me internet te shpejte pa krijuar pengesa te panevojshme. Per arsyet e mesiperme operatoret e telefonise celulare mbeten dyshues mbi kete vendim te qeverise. Si rrjedhoje perpara publikimit zyrtar te dokumenteve te tenderit kater kompanite e telefonise celulare i bejne thirrje autoriteteve shteterore te diskutojne me tej me te gjitha palet e perfshira dhe operatoret per arritjen e nje zgjidhje te pershtatshme.
Licenca e vetme 3G flasin drejtuesit e 4 kompanive celulare
Drejtuesit e AMC Vodafone Eagle Mobile dhe Plus Comunication shprehen se dhenia e nje licence te vetme do te krijonte nje sistem monopol do te shmangte konkurrencen ne treg dhe do te privonte nga ky sherbim mjaft konsumatore. Aq me teper kur kete sherbim jane ne gjendje ta ofrojne te katerta kompanite.
Stefanos Oktapodas Drejtor i Pergjithshem i AMC tha Sic e ka vertetuar pervoja e gjate evropiane teknologjia 3G promovohet me mire kur jepet me shume se nje licence ne te njejten kohe. Keshtu sherbimet 3G zhvillohen ne treg konkurrues ne te mire te abonenteve. Teknologjia 3G eshte hapi i radhes ne rritjen e tregut shqiptar te telekomunikacionit/ Shqiperise iu desh shume kohe per ta ndermarre kete hap. Ofrimi i kushteve me te mira te mundshme per zhvillim te shpejte dhe efektiv te broadbandit ne celular eshte me e pakta qe mund te bejme per abonentet shqiptare.
Ndersa Haris Broumidis Drejtor i PergjithshemVodafone Albania tha se sherbimin e internetit 3G duhet ta ofrojne te katerta kompanite dhe jo vetem nje sic eshte percaktuar ne vendimin e AKEP dhe shtoi Kete vendim ne ende nuk e kemi marre ne menyre zyrtare por e kemi mesuar nepermjet mediave. Interesi i te gjitheve si i qeverise kompanive te telefonise dhe vete qytetareve eshte qe ky sherbim te ofrohet nga te katerta kompanite pasi rrit te ardhurat per shtetin po ashtu rrit konkurrencen duke ofruar cmime te lira per konsumatoret nderkohe qe ofrohen dhe me shume vende te reja pune.
Ali Taskin Drejtor i Pergjithshem i Eagle Mobile tha se sic e kujtoni ne kemi qene nje operator qe kemi thene se 3G eshte e nevojshme per Shqiperine. Dhe kete e demonstrojne me se miri pergatitjet tona qe ne fillim ne pershtatje me kete teknologji. Kurse vazhdoi Por vendimin qe eshte marre rreth dhenies se nje licence 3G nuk e gjejme shume me vend. Nje licence e vetme do te krijonte nje situate monopol ne treg. Mendimi yne ne kete pike eshte qe nderkohe qe ne tregun shqiptar jane tre operatore aktive dhe nje tjeter qe tashme sapo nis punen nga keta shohim te drejte qe te hapet nje tender me 4 licenca 3G. Si per operatoret celulare ashtu dhe per ekonomine shqiptare dhe popullin shqiptar eshte e nevojshme qe ne kete tender te futen 4 licenca 3G. Ne cdo rast kur nje e drejte i jepet vetem njerit hap udhen e nje monopoli. Mendoj se nje situate e tille nuk do ti sherbeje as vendit as popullit dhe as ekonomise. Ne fakt nje nga gjerat kryesore qe Eagle Mobile ka bere ne kete treg eshte thyerja e monopolit dhe kemi qene gjithnje perkrahes te konkurrences dhe nese vjen teknologjia 3G vjen edhe konkurrenca vijne rinovimet. Prandaj dhe dhenia e licences 3G duhet te jete ne nje kohe per te 4 operatoret celulare.
Kurse Petraq Shomo Kryetar i Bordit Drejtues te PLUS Communication tha Menyra sesi qeveria do te procedoje me menyren e licensimit eshte shume e rendesishme per Shqiperine ne menyre qe te permiresojme keta tregues te cilet ne fund do te percaktojne shkallen e dixhitalizimit ne te gjitha qelizat e saj. Dhe kjo mund te arrihet per mendimin tone ne dy menyra me ofrimin e te katert operatoreve njeheresh te licences 3G sepse do te ofroje kater autostrada te cilat do te mundesojne nje depertim sa me te madh te internetit ne te gjithe vendin. Dhe se dyti duke qene te kater konkurrentet ne gare do te jene cmime me te uleta dhe konkurruese per publikun shqiptare.
Ne keto kushte drejtuesit e kater kompanive celulare shprehen skeptike edhe per pjesemarrjen ne zhvillimin e tenderit nese licenca 3 G do te jete per nje kompani te vetme dhe per faktin se nuk eshte i qarte afati i dhenies se nje licence te dyte.
Haris Broumidis Drejtor i Pergjithshem Vodafone Albania tha Se dime ende qendrimin qe do te mbajme si kompani persa i perket pjesemarrjes ne tender. Ende nuk jemi zyrtarisht me kete vendim pasi nuk dime edhe se kur do jepet nje licence e dyte per kete sherbim. Kurse Ali Taskin Drejtor i Pergjithshem i Eagle Mobile pohoi Do te kisha shume deshire te thoja se do te marrim pjese por nuk e them dot. Nuk dua te them edhe qe nuk futemi dot. Pra ne kete pike nuk kemi vendosur ende dicka. Petraq Shomo Kryetar i Bordit Drejtues te PLUS Communication pohoi se po presim qe te hapet tenderi dhe ne ate moment do te vendosim dhe shtoi Por theksoj se per Shqiperine eshte e rendesishme qe te marre internet me bande te gjere sa me shume autostrada dhe ne menyre sa me te shpejte dhe kjo mund te arrihet jo me kete lloj praktike qe po ndiqet.
Duke shprehur rezerva te forta ne lidhje me dhenien e nje licence te vetme per sherbimin 3 G operatoret e telefonise celulare u bejne thirrje autoriteteve qe para se te hapin tenderin per sherbimin 3 G te zhvillojne takime me grupet e interesit.
Kompania eshte themeluar ne 2008 nga James Sene ndermarres i suksesshem qe e ka zhvilluar nje pjese te karrieres se tij profesionale tek F.C Barcelones si pergjegjes i projekteve te lidhura me zhvillimin dhe aplikimin e teknologjive te reja - web-in e ri te klubit sistemi i shitjes se biletave me ane te internetit dhe midis te tjerash me kanalin korporativ