E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër poligone për demontim



Ministria e Mbrojtjes dërgoi në Kuvend një projektligj të ri për ndërtimin e katër poligoneve të reja për demontimin e armëve. Këto poligone do të vendosen në Kepin e Skënderbeut në Mat, në Zharrë të Tepelenës, në Mal të Tërpanit në Berat dhe në Qafën e Barit në Labinot Mal. Sipas ministrisë, shpresohet që brenda vitit 2013 të përfundojë demontimi i të gjithë armëve dhe barutit të tepërt në Shqipëri. Më tej në projektligj thuhet se janë ruajtur distancat e sigurisë në këto poligone. Në këto poligone të reja do të asgjësohen municionet e tepërta me plasje. Më tej thuhet se poligonet e reja janë ndërtuar larg qendrave të banuara, rrugëve nacionale, linjave të kabllove ajrore e nëntokësore, kanaleve apo edhe hekurudhave. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shtimi i këtyre poligoneve ka të bëjë me modernizimin e sa më të shpejtë të ushtrisë shqiptare si dhe në të njëjtën kohë për asgjësimin e materialit të tepërt luftarak, i cili është i vjetruar dhe i rrezikshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›