E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vanesa Paradis: “Ja se si e josha Xhoni Dipin”



Këngëtare, aktore, muzë e “Chanel” e mbi të gjitha partnerja e Xhoni Dip. Vanesa Paradis rishfaqet në kopertinën e revistës prestigjioze “Bazaar” dhe në një intervistë të rrallë, rrëfen sekretet e raportit të saj në çift si dhe marrëdhënien e tyre me dy fëmijët. Ajo rrëfen se është ende xheloze, pasi Dip vazhdon të pëlqehet nga femrat në mbarë botën. “Me Xhonin ishte dashuri me shikim të parë”, tregon duke buzëqeshur Vanesa. Ata janë njohur në vitin 1998. “Në atë kohë historia e tij me Keit Mos ishte drejt fundit”, shprehet Paradis, e shqetësuar për thashethemet se kur u lidhën, ai ishte ende i dashuruar me modelen britanike. Edhe pse atëherë nuk ishte bërë e njohur si top modele, edhe Vanesa kishte të shkuarën e saj në Francë. Historia e Dip erdhi pas flirtit të saj me këngëtarin francez Florent Pagni dhe me këngëtarin amerikan Leni Kravitz. Tani që është nënë e dy fëmijëve: Lili-Ros Melodi dhe Xhek Xhon Kristofer, bën një bilanc të jetës familjare: “Jam e lumtur kështu,- përfundon Vanesa,- nuk ishte e thjeshtë të dashurohesha me Xhonin. Mbase e kemi bërë pa shumë komplekse, por jemi ende xhelozë për njëri-tjetrin”.

10 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›