PD dorëzon kallëzimin penal në Prokurori për Doshin
Partia Demokratike dor-ëzon në Prokurori kallëzimin penal ndaj deputetit të PS-së, Tom Doshi, i cili akuzohet se ka kërcënuar me jetën deputetin demokrat, Genti Strazimiri. Deputeti i PD-së, anëtari i Komisionit të Ligjeve, Eduard Halimi pasi depozitoi kallëzimin deklaroi për mediat se publiku tani pret që ligji të dënojë deputetin socialist. "Jam sot këtu në emër të grupit parlamentar të PD-së për të zbatuar vendimin e djeshëm që ky grup mori, për kallëzimin penalisht të deputetit të PS, Tom Doshi, i cili në seancën plenare të datës 24 maj bëri kanosje serioze për jetën ndaj deputetit demokrat Gent Strazimiri. Publiku dhe ne presim që këtë akt të rëndë të ndodhur ne Parlamentin shqiptar ta dënojë dhe ligji", u shpreh Halimi. Kallëzimi penal përmban edhe kasetën filmime të sherrit mes deputetit Doshi dhe Genti Strazimirit. Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, dhe deputeti, Tom Doshi, shkëmbyen fjalë në sallën e Kuvendit dhe falë punonjësve të Gardës, situata nuk arriti të degjenerojë deri në grushte mes tyre. Ishte momenti kur deputeti i PD-së, Strazimiri mori fjalën në Kuvend, nga ku deklaroi se nuk e dinte nëse opozita do të vinte të qëndronte në Kuvend pasi, sipas tij, ata urdhërohen me sms, të cilat më pas u shkojnë edhe familjarëve. Këto fjalë të deputetit të PD-së shkaktuan reagimin e ashpër të deputetëve Tom Doshi e Erjon Braçe, të cilët iu drejtuan me të bërtitur deputetit të PD-së, duke i kërkuar atij që të mos përmendë familjarët. Deputeti i PS-së, Doshi, iu afrua podiumit ku Strazimiri po mbante fjalën, por punonjësit e Gardës së Republikës nuk lejuan konfrontimin e tyre fizik, pasi u tentua të goditeshin me grushte, një situatë që deputeti Doshi u dënua me 2 javë pezullim nga punimet e Kuvendit.
Debati Doshi- Strazimiri
Topalli: është mbyll seanca, mbyllet seanca.
Doshi: Se s'je djalë i keq ti. Daç merru me politikë...
Strazimiri: Mos bëj karagjozin se është turp.
Doshi: Turp për ty
Strazimiri: Turp për mua?
Doshi: është hera e fundit që flet. është hera e fundit.
Strazimiri: Unë hera e fundit që flas? Shko mor burrë. Or njatjeta.
Doshi: Si si?
Strazimiri: Or njatjeta...
Doshi: Or djalë nuk ka veç Parlament këtu. Dëgjo, shifesh me mu
Strazimiri: Or se sjam djalë unë. Kur t'dush e si t'dush
Seanca e 22 korrikut 2008
Taulant Balla: Tani që vajza e Sabri Godos do bëhet ministre e shëndetësisë, në familjen e Kryeministrit ka plasur sherri se edhe vajza e Kryeministrit kërkon të bëhet ministre, e pse jo dhe kryeministre e vendit..
Sali Berisha: Jot'am dhe jote shoqe çfarë do bëhet, jot motër prostitutë motelesh do bëhet!
Taulant Balla: Ore je në rregull ti, mbush apo s'mbush, si s'të vjen turp?!
Sali Berisha: E di ç'të punoj, ta bëj fytyrën të zezë si këpuca! Ti nuk shkel më i gjallë në Kuvendin e Shqipërisë.
Jozefina Topalli: Mbylle gojën, s'të vjen turp, nxirreni prej zhelesh jashtë atë!
Mblidhen para foltores deputetët të të dy partive, ndërhyn Garda e Republikës dhe seanca ndërpritet.