Katër projekte konkurrojnë për Liqenin Artificial
Një tjetër zonë e re tërheqëse do t’u shtohet banuesve të kryeqytetit, e cila ndodhet në veri të Liqenit Artificial, duke përfshirë kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, klubin “Dinamo” e bregun e liqenit si dhe një pjesën e parkut të madh në territorin e Gardës. Pritet t’i japë një tjetër vizion zonës veriore të Liqenit Artificial duke ndërthurur bukurinë e natyrës karakteristike të kësaj zone me atë të arkitekturës. Për realizimin e këtij projekti kanë marrë pjesë katër studio të huaja, këto të fundit kanë një konkurrencë me njëra-tjetrën, duke prezantuar projektet e tyre për vizionin e ri që pritet t’i japë gjallëri kësaj zone të lënë në harresë. Ky ndryshim mendohet që ta bëjë një nga zonat më me aktivitete zbavitëse, gjë që i mungon kryeqytetit. Rezultatet e këtij projekti priten të jenë nga më të mirat, pasi juria që do të shpallë fituesit do të jenë arkitektë me famë botërore. Studioja e cila do të shndërrojë zonën në veri të Liqenit Artificial në Tiranë, duke përfshirë kopshtin botanik, kompleksin e pishinave, klubin “Dinamo” bregun e liqenit dhe një pjesë të parkut të madh në territorin e Gardës, pritet të shpallet sot.
Miratohet plani i programit “Brain Gain”
Këshilli i Ministrave miratoi dje planin afatmesëm të veprimit të programit “Brain Gain”, për periudhën 2008-2009. Kryeministri Berisha në fjalën e tij u shpreh se kjo është një reformë e cila do të vazhdojë. “Kjo është një reformë nga e cila nuk do të hiqet dorë asnjëherë. Janë identifikuar rreth njëzet pozicione në administratë që kërkojnë nëpunës me gradën “Doktor Shkencash”, por kjo ende është një shifër e ulët. Mendoj se duhet të jetë më shumë, për këtë arsye u miratuan rreth 400 vende të reja për pedagogë në universitete”, - u shpreh Kryeministri. Plani i veprimit ka për qëllim përshpejtimin e ritmit të punës dhe krijimin e një klime nxitëse, për realizimin e objektivave “Brain Gain”, një nismë kjo e qeverisë shqiptare në bashkëpunim me UNDP-në për të tërhequr të gjithë ata që kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit për të dhënë kontributin e tyre në vend. Kryeministri Berisha në fjalën e tij u shpreh se kjo është një reformë e cila do të vazhdojë.
Në kuadër të përpjekjeve serioze që qeveria po bën për të investuar mbi dijen, Kryeministri përmendi edhe Fondin e Ekselencës për të mbështetur me bursë ata të rinj që do të fitojnë të drejtën e studimit në një nga dhjetë universitetet më të kuotuara të botës.