Universitetet, fituesit shpallen në shtator
Lista e maturantëve fitues për të ndjekur studimet e larta do të shpallet në shtator. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka sqaruar se pikët e provimeve do të jenë të shënuara në librin e transparencës që do të dalë për publikun në mesin e muajit gusht. Pas publikimit të listave, maturantët kanë 10 ditë kohë te ankohen në ministri për pikat që ata kanë kundërshti. Për të ndjekur studimet e larta këtë vit kanë konkurruar 33 mijë maturantë.
Frederik Shalësi, drejtori i Agjencisë të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) tha gjatë një konference për shtyp pranë kësaj agjencie: “Sipas grafikut të parashikuar, u bënë publike në të gjitha shkollat e Shqipërisë rezultatet e provimeve me zgjedhje. Shpallja e këtyre rezultateve u bë nga Agjencia e Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL).
Libri i Transparencës parashikohet të dalë nga mesi i muajit gusht. Duke qenë që i gjithë procesi është tërësisht transparent, sikurse është vepruar për rezultatet e të katër provimeve edhe libri i transparencës do të vihet në dispozicion të Drejtorive Arsimore Rajonale dhe Zyrave Arsimore të rretheve, për t’u publikuar në shkolla.
Në Librin e Transparencës secili nxënës ka mundësi të verifikojë të gjitha të dhënat e tij dhe të kontestojë pasaktësitë e mundshme.
Rruga zyrtare e kontestimit kalon nga shkolla, në DAR / ZA dhe vjen zyrtarisht në APRIAL. Kjo, për arsye se janë këto institucione arsimore kompetente për kontrollin dhe konfirmimin e ndryshimit të një të dhëne të secilit nxënës të rrethit të tyre.
Pasi të merren kontestimet dhe të realizohen ndryshimet e argumentuara zyrtarisht, në dhjetëditëshin e parë të shtatorit parashikohet të bëhet përcaktimi i fituesve të fazës së parë. Edhe këto lista do të publikohen nëpër shkolla, nëpërmjet DAR/ZA. Njëkohësisht, listat e fituesve të fazës së parë do t’i jepen edhe të gjithë IAL-të.
Në fletëpalosjen që u është shpërndarë maturantëve ditën e provimeve me zgjedhje, për secilin fitues është e detyrueshme të regjistrohet në programin e studimit ku është shpallur fitues në fazën e parë. Listat e fituesve u dërgohen fakulteteve dhe realizohet regjistrimi përfundimtar. Për të gjithë këtë proces, do të jepen udhëzimet përkatëse nga MASH-i.