Katër shkallët e hemorroideve dhe trajtimi i tyre
Autori i Lajmit: Redaksia
Hemorroidet janë një prej sëmundjeve të anusit dhe rektumit. Këto janë portat e jashtme të sistemit boshatisës të trupit. Hemorroidet janë zgjerimi i venave hemorroidale në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe enjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemorragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshme.
Formimi
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapsllëku). Më pas mund të rradhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatës, qëndrimi i tejzgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kistet e ovarit (vezoreve), kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.
Llojet e hemorroideve
Së pari ndahen në të brendshme dhe të jashtme. Ato që janë nën vijën që ndan qelizat e anusit nga të zorrëve të trasha, janë të jashtme dhe ato hemoroide që janë sipër kësaj vize quhen të brendshme. Shumica janë të brendshme dhe kanë 4 gradë. Ka akut dhe kronik apo i thjeshtë dhe i komplikuar.
Grada e parë: Kur hemorroidi qëndron brenda dhe nuk shihet veçse me anoskop. Si shenjë ka vetëm hemoragji (pikon gjak). Zakonisht janë pa dhimbje, janë më të vogla se 1 cm dhe nuk preken me dorë.
Kurimi: Mund të lidhen ose mund të përdoret injeksioni i një lënde sklerozane apo me lazer mund të koagulohen. S’ka nevojë për operacion. Zakonisht një dietë e mirë, shlodhja e mjaftueshme dhe disa ilaçe si pomadat me kortizon, kremrat e ndryshëm analgjezik (qetësues) apo banjo me ujë të vakët, bëjnë dobi. Nëse ka infeksion, mund të duhet antibiotik.
Grada e dytë: Gjatë shtrëngimit në banjë dalin dhe preken me dorë, ndërsa kur ngrihet në këmbë futen vet brenda. Janë reth 1-3 cm dhe pa dhimbje. Kanë hemoragji sikur pikon. Shkaktojnë ameni dhe ndonjëherë mund të mos futen brenda. Edhe këtu kurimi është jo me operacion, por si në shkallën e parë.
Grada e tretë: Dalin shpesh jashtë anusit dhe shoqërohen shpesh me tromboza, kështu që janë të dhimbshme dhe të enjtura. Duhen të shtyhen me gisht që të futen dhe dalin përsëri. Megjithëse mund të bëhen operacion, përsëri fillohet me metodat konservative. Më të përdorshme janë lidhja dhe koagulimi infrared (lazer).
Grada e katërt: Kur kapsllëku bëhet kronik dhe hemorroidet zgjaten jashtë anusit si në tualet ashtu edhe kur qëndrohet gjatë ulur. Janë vena të fryra, pa dhimbje dhe të qullura. Kanë hemoragji dhe probleme me ineksionet dhe pastërtinë e kësaj zone. Kur ulet dhe shtyp mbi to, ndjen dhimbje.
Kurimi: Megjithëse disa përmirësohen me dietë që pengon kapsllikun, me një disiplinë tualeti dhe me një higjenë të mjaftueshme, përsëri tek disa raste mund të lindë nevoja e kurave që zbatohen tek gradat e tjera. Por në shumicën e rasteve duhet bërë operacion.
Nëse nuk e përballojnë dot këtë për arsye të ndryshme, atëherë gjithë jetën duhet të mbajnë dietë me lëngje të bollshme dhe supra, me perime dhe fruta dhe të qëndrojnë larg çajit (kinez), kafes, kokakolës dhe ushqimeve pikante. Edhe sporti i rregullt ka shumë dobi. Largojuni ambienteve shumë të nxehta si sauna. Gjithashut duhet të pihet ujë i bollshëm gjatë ditës (1.5-2 litra).
Komplikacionet (ndërlikimet)
Si pasojë e hemorragjisë anemi, tension i ulët, këputje dhe zbehje. Si pasojë e plagëve dhe infektimit temperaturë. Strangulacioni: Fryrja dhe dalja jashtë anusit duke u kyçur aty dhe duke shkaktuar dhimbje si pasojë e trombozave brenda këtyre venave. Nuk futen brenda duke bërë të pamundur procesin e jashtëqitjes. Pengon aktivitetin ditor. Duhet kuruar me urgjencë.
Shkencëtarët: 90% e sëmundjeve vijnë nga zorrët
Nxirrja e dhëmbëve është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”
Shkencëtarët dhe mjekët pohojnë njëzëri se 90% e sëmundjeve janë pasojë e mosfunksionimit të mirë të zorrëve dhe helmimit të vazhdueshëm të organizmit nga produktet e ndryshme.
Ata thonë se të gjitha sëmundjet “hyjnë” në organizmin e njerëzve nga goja, kur përdoren ushqime të papërshtatshme ose kur merren më tepër nga ç’duhet. Në këto raste, stomaku dhe zorrët kthehen në një burim dhe rezervuar substancash toksike. Në zorrën e trashë ka raste kur grumbullohen deri në 10 kilogramë “mbetje” që po të mos nxirren, mund të qëndrojnë atje për 20 vjet me radhë, duke e helmuar organizmin e njeriut me plot kuptimin e kësaj fjale. Sidomos pas moshës 40- vjeçare, ngaqë mbushet me mbeturina ushqimesh, zorra fillon të fryhet, zgjatet e deformohet, duke penguar edhe organet e tjera që të kryejnë mirë detyrat e tyre funksionale. Të gjitha këto çdo njeri mund t’i kuptojë nga sinjalet që fillojnë të japin vetë stomaku dhe zorrët. Nxirrja e dhëmbëve, për shembull, është një nga sinjalet e para që tregon se në organizëm ka shenja “skoriesh”, se na mungojnë vitaminat B dhe A, të cilat, siç dihet, luajnë rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit. Po kështu, duhet mbajtur parasysh se stomakun dhe zorrën e trashë i dëmtojnë rëndë edhe disa ushqime, sikurse dëmton nga ana tjetër edhe mungesa e fibrave. Më të rrezikshme janë akulloret, kremrat, ajka e qumështit… Po kështu, shkaktojnë kapsllëk të gjitha llojet e mishit, çokollatat, kakaoja, ëmbëlsirat, sheqeri, qumështi i lopës, vezët, buka e bardhë, pastat, tortat.
Për çrregullimet që ndodhin në zorrë dhe në stomak jep sinjale të forta edhe lëkura. Kështu, për shembull, nga përdorimi i tepërt i mishit, fillojnë të mbajnë erë këmbët, nga teprimet me ëmbëlsira, dalin puçrra, etj.
Si t’i mbash zorrët të pastra me kalimin e viteve
Lind pyetja: A ka mundësi vetë njeriu të vendosë rregull e pastërti në zorrët e tij, sidomos në zorrën e trashë? Po, ka!
Së pari, zorrët mund të stimulohen në punën e tyre me anë të masazheve të jashtme. Një nga këto është “ngacmimi” i shputave të këmbëve, një mënyrë e thjeshtë kjo që stimulon të gjitha organet e rëndësishme, përfshirë edhe zorrën e trashë. Mënyra më e mirë për të pastruar skoriet dhe helmet nga trupi është klizma, e cila, sipas mjekëve të vjetër, e shpëton njeriun nga 80% e sëmundjeve që kërcënojnë shëndetin e tij.
Për të pasur një efekt sa më të mirë, është e dobishme që në ujin e ngrohtë të klizmës të hidhen disa pika lëng limoni ose uthull molle, pak permanganat dhe kamomil. Klizma është më mirë të bëhet në mëngjes. Parregullsitë e saj, zorra e trashë mund t’i sinjalizojë edhe me anë të dhimbjeve të kryqeve, të belit, nëpërmjet ashpërsimit dhe tharjes së lëkurës, rënies së fuqisë, dobësimit.
Në këto raste, është më mirë që klizma të bëhet me qumësht. Merret 100 gramë qumësht i ngrohtë dhe hidhen brenda 20 gramë gjalpë. Pas klizmës është mirë të qëndrosh shtrirë deri në momentin kur zorra e trashë kërkon të lirohet natyrshëm. Zakonisht, pas dy-tri procedurash të tilla, çdo gjë shkon në rregull. Kjo lloj klizme është më mirë të bëhet në mbrëmje.
Pastrimi i zorrës së trashë mund të bëhet fare mirë edhe me ujë mineral. Ja se si: Merret një sasi uji mineral (llogarit 70-100 mililitra për çdo 10 kilogram të peshës trupore) dhe ngrohet. Gjysma e sasisë duhet pirë në mëngjes, para buke dhe gjysma tjetër, pasi e ndajmë në mënyrë të barabartë, pihet në drekë dhe në darkë, gjithmonë 15-20 minuta para ngrënies. Kjo kurë jep efekt të madh sidomos tre ditët e para, por duhet vazhduar deri në pastrimin e plotë.
Doza mund të ulet dhe të pihet vetëm gjysma e sasisë për 4 deri në 6 javë. Në ditët e para, jashtëqitja mund të ketë ngjyrë të zezë, por më vonë çdo gjë normalizohet. Me këtë mënyrë, jo vetëm që rivendoset mikroflora e dëmtuar, por pastrohen edhe mëlçia, veshkat, rrugët urinare, ulet niveli i sheqerit në gjak, si dhe ai i kolesteroli. Mund edhe të dobësohesh. Do ta ndjeni veten më mirë, do të përmirësohet gjumi dhe shëndeti në përgjithësi.
Zorra e trashë punon më mirë në qoftë se ushqimi i përditshëm do të jetë i pasur me produkte që kanë fibra. Të tilla ushqime janë perimet, frutat, bollguri, krundet, etj. Ato e “shkathtësojnë” zorrën e trashë. Nga perimet, më të vlefshme janë karota, panxhari, sallatat, lakra e bardhë. Kur vuani nga koliti, lakrën e bardhë është më mirë të mos e hash, por t’i pish lëngun. Për t’u mësuar, këtë lëng mund ta pish fillimisht së bashku me lëngun e karrotës e pastaj karrotën ta pakësosh gradualisht. 300 gramë lëng i lakrës së bardhë, thotë dietologu i njohur amerikan doktor Ëocker, i siguron organizmit tonë një sasi ushqimi organik që mund të krahasohet me 50 gramë ushqim të zier apo të konservuar. Mjaft të dobishme janë në këtë rast vajrat me origjinë bimore, buka e zezë, mjalti, shalqiri, pjepri, rrushi, kumbullat. Frutat e thata e dëmtojnë zorrën e trashë.
Kur nevojitet operimi i hemorroideve
Shumë njerëz i lidhin njollat e gjakut në jashtëqitje me majasëllin, mirëpo kjo i duhet nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. Njollat e gjakut të shpeshta janë ndër të tjera dhe shenja të kancerit në anus ose të zorrës së trashë. Mund ta zbutësh dhimbjen duke bërë një banjë në vaske me ujë të vakët. Këshillohet dhe një pushim në krevat. Ngrënia e ushqimit me fibra çon në prodhimin e një jashtëqitjeje më të hollë. Këtu sugjerohet dhe marrja e vajit parafinë. Për të lehtësuar dhimbjet, merreni D6 me kokrra 3x në ditë nga 5 kokrra për 2 deri 4 ditë.
Ilaçe të tjera: Aesculus - për majasëll që shoqërohet me dhimbje e therrje si gjilpëra i cili zbutet nga larja në ujë të vaket e acarohet nga larja në ujë të ngrohtë.
Aloe – për majasëll që shfaqet tek njerëzit që hanë shumë e që shoqërohet me kruarje.
Arnica - majasëll i cili kur preket, është shumë i acaruar (shumë dhimbje)
Collinsonia - majasëll therrës e djegës, i cili shoqërohet me gjakderdhje
Graphites - majasëll me kapsllëk e çarje poshtë
Hamamelis - majasëll me ngjyrë të zezë e që acarrohet me shumë nga larja me ujë të nxehtë (duket se enët e gjakut po hapen)
Karbonat kaliumi - Qëndrimi mbi një ulëse të fortë e zbut dhimbjen
Lachesis - majasëll ngjyre mavi.
Melilotus - shfaqet tek femrat
Muriaticum acidum - majasëll shumë i acaruar
Paeonia - majasëll i madh dhe i skuqur e cili shoqërohet me dhimbje kur rri ulur
Ratanhia - majasëll me dhimbje, i shoqëruar me çarje e me kruarje.
Një trajtim me krem qetësues dhe frenues të përskuqjes (inflamacionit) është në më të shumtën e rasteve i mjaftueshëm. Mirëpo shkaku në të vërtet nuk është mënjanuar, por vetëm sa është zbutur dhimbja. Shpesh rekomandon mjeku antihistaminicum ose qetësues dhimbjesh oral dhe frenues të përskuqjes. Preparatet me corticosteroide (hidrokortizon) japin një lehtësim, por duhet të përdoren jo më shumë se tri javë. Nëse është formuar një puçërr, atëherë përmes një ndërhyrjeje të vogël bëhet heqja e saj. Më pas, jepen ilaçe të tjera. Nëse majasëlli, eleminohet atëherë aty mbetet një pjesë e lëkurës e rrudhosur e cila nuk paraqet asnjë problem.
Ndërhyrja operative: Nëse ankesat dhe shqetësimet përsërtiten herë pas here, atëhere parashihet një ndërhyrje lokale. Shumica e tyre bëhen në mënyrë poliklinike (një injeksion që të mpiksë enët e gjakut, ngrirje, koagulim me rreze infra të kuqe) për raste të tjera më të acaruara duhet bërë shtrimi në spital përmes të cilit bëhet heqja operative e majasëllit.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009