Çekia i thotë ‘po’ Traktatit të Lisbonës
Autori i Lajmit: Redaksia
Pragë - Më në fund Vaklav Klaus është ‘dorëzuar’. Gjykata kushtetuese e Çekisë mori dje vendimin se Traktati i Lisbonës, i cili ka për qëllim që të reformojë BE-në, është në përputhje me kushtetutën e Çekisë, duke eliminuar kështu pengesën e fundit për ratifikimin e këtij dokumenti nga ana e Pragës. Nuk kaluan as disa orë dhe Presidenti i Çekisë, Vaklav Klaus, ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës. Pas firmës çeke traktati është miratuar nga të 27 vendet anëtare të BE-së. Klausi bëri të ditur nënshkrimin pas përshëndetjeve të ardhura nga Brukseli për vendimin e drejtësisë çeke. Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit. Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e kishte ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohej nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi. Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaklav Klaus priste vendimin e gjykatës. Klausit, me ligj nuk i ishte lejuar nënshkrimi i Traktatit, derisa Gjykata të mos merrte vendimin në lidhje me ankesën e aleatëve të Klausit në dhomën e sipërme të Parlamentit të Çekisë, të cilët kanë argumentuar se Traktati do të minojë sovranitetin kombëtarë të Çekisë. Klaus për një kohë të gjatë ka argumentuar kundër Traktatit, duke theksuar se ky dokument do ta shndërrojë BE-në në një super-shtet, me kontroll të pamjaftueshëm demokratik. Megjithatë, ai ka theksuar se nuk do të vendosë kushte të reja për nënshkrimin e Traktatit, sepse udhëheqësit e BE-së ranë dakord javën e kaluar që Çekia të mos përfshihet në kartën e të drejtave, e cila është pjesë e Traktatit. Klaus ka theksuar se mospërfshirja e Çekisë është e domosdoshme, për të pamundësuar paditë për kompensim nga ana e gjermanëve, të dëbuar nga Çekosllovakia pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Tani që Klaus e firmosi Traktatin , ashtu siç pritet, dokumenti do të hyjë në fuqi në janar dhe vëmendja më pas do të përqendrohet në atë se kush do të jetë presidenti i parë i BE-së. Udhëheqësit e BE-së nuk arritën të binin dakord në samitin e tyre që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel, për atë se kush duhet të mbulojë këtë funksion, i cili do të ketë kompetenca të kufizuara dhe ndoshta do të nevojitet organizimi i një samiti të jashtëzakonshëm, për të arritur marrëveshjen. Mundësitë e kandidatit dikur të favorizuar, ish-kryeministrit të Britanisë, Tony Blair, duke se janë zbehur dukshëm, pasi ai nuk e siguroi mbështetjen e socialistëve evropianë, të cilët janë aleatë të Partisë së tij Laburiste. Deri me tani, në sipërfaqe ende nuk ka dalë një kandidat favorit për mbulimin e funksionit të presidentit, por si kandidatë të mundshëm për këtë funksion po përmendën kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, ish-kryeministri i Finlandës, Paavo Lipponen, dhe kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker.
BE përshëndet vendimin e Çekisë
Bruksel - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë mirëpritur vendimin e drejtësisë çeke, që i hapi rrugën miratimit të Traktatit të Lisbonës. Kreu i Komisionit Evropian Zhose Manuel Barroso tha se “nuk do të duhet të ketë pengesa të tjera të panevojshme, që do të parandalojnë hyrjen në fuqi të traktatit”. Gjykata Kushtetuese e Çekisë ka vendosur se Traktati i Lisbonës i Bashkimit Evropian është në linjë me kushtetutën e vendit. Republika e Çekisë është i vetmi vend i BE-së që ende nuk e ka ratifikuar traktatin, i cili duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare që të hyjë në fuqi. Parlamenti i Çekisë e ka mbështetur marrëveshjen, por presidenti Vaclav Klaus priste vendimin e gjykatës para se ta nënshkruante.
Ky lajm është publikuar: 04/11/2009