E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paguani mesuesit!

Levizja Socialiste pre Integrim i beri thirrje dje qeverise, qe te marre masat duke zhbllokuar pagat per mesuesit e sistemit arsimor parauniversitar. Sipas LSI-se, ky problem haset ne shume bashki e komuna te vendit. Nenkryetari i LSI-se, Sokol Axhemi, nenvizoi se ngerci problematik sjell pasoja financiare per familjet e mesuesve. "LSI-ja i ben thirrje qeverise, ne menyre te vecante ministrit te Arsimit dhe Shkences dhe ministrit te Brendshem per bashkepunimin urgjent nepermjet institucioneve te tyre, me qellim dhenien e pagave te gjithe mesuesve te sistemit te arsimit parauniversitar", - deklaroi Axhemi. Sipas tij, LSI-ja do te vazhdoje te mbeshtese punonjesit per cdo problem qe ata kane. Nenkryetari i LSI-se gjeti rastin te pershendeste gjithe kandidatet qe ishin dje ne gare per pozicione drejtuese. I. S

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›