Nishani: Hetimet për vrasjen e deputetit xhindi në rrugën e duihur

Hetimet për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, po ecin në rrugën e duhur. Deklarata është bërë sot për mediat nga Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cili tha se, "hetimet mbi këtë ngjarje po ecin brenda parametrave të parashikuara." Ministri Nishani shprehu besimin se hetimet do të sjellin së shpejti zbulimin e autorëve të ngjarjes dhe zbardhjen e saj. Çështja në fjalë po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion të hetimit specialistët e saj më të mirë. Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 2 majit 2009, pranë banesës së tij në Roskovec, në rrethin e Fierit. Këtë deklaratë, ministri i Brendësh, Bujar Nishani e bëri pas ceremonisë për dhënien e gradës së punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të Shtetit, e organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.
...