E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, Bujar Leskaj zgjidhet kreu i ri i KLSH

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka miratuar me 70 vota pro Bujar Leskajn si kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dekreti i Presidentit Bamir Topi mori 61 vota kundër ndërsa tre vota ishin abstenim. Leskaj zgjidhet kështu kreu i ri i KLSH-së duke zëvendësuar Robert Çekun.

Nga 136 deputetë që ishin të pranishëm në sallë 2 prej tyre nuk votuan fare. Në këtë votim pati rrjedhje votash nga dy partitë kryesore pasi tre deputetë të PD-së abstenuan ndërsa një i PS-së votoi pro. Tre deputetë të Partisë Demokratike të cilët abstenuan në procesi ne votimit ishin Ilir Rusmaili, Viktor Gumi dhe Fatos Hoxha.

Gjatë seancës së sotme Kuvendi miratojë gjithashtu ligjin për privatizimin e Albpetrolit me 72 vota pro dhe kandidaturën e Ardian Civicit si anëtar i bordit të Bashkës së Shqipërisë me 112 vota pro.

*   *   *

Deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli është shprehur se në fund të këtij vitit bashkë me kredimarrjen e KESH-it niveli i borxhit publik për Shqipërinë pritet të kaloi edhe nivelin maksimal të përcaktuar me ligj.

Kodheli duke folur në Kuvend për privatizimin e Albpetrol0it theksoi se qeveria duhet të trajtojë më me kujdes pronën publike pasi ajo është e shenjtë ashtu si prona private.

Shikoni çfarë ndodhi me privatizimin e një tjetër sektori strategjik, atë të energjisë elektrike. Veç të tjerash, privatizimi i CEZ ka sjellë përkeqësim të gjendjes financiare të KESH-it. Situata e rëndë në tregun energjitik ka detyruar qeverinë të përgatisë një akt normativ për të ndryshuar përsëri ligjin e buxhetit 2011. Ky ndryshim sjell që borxhi publik, në fund të vitit 2011, të jetë 60,7 % të GDP duke shkelur kështu detyrimin ligjor, tha Kodheli. Asnjë reformë nuk do të ketë sukses nëse burimet do të keqmanaxhon dhe nuk do të vlerësohen siç duhet, shtoi ajo.

Lidhur me projektligjin që pritet të votohet në Kuvend për privatizimin e Albpetrolit, Kodheli nënvizoi se problem mbetet koha e privatizimi dhe trajtimi i punonjësve të saj.  Ne nuk jemi kundër privatizimit, sikundër thoni ju, ne jemi kundër mënyrës së paraqitur, pasi mbrojmë interesin e shqiptarëve. Prona publike është pronë e të gjithë qytetarëve dhe u takon atyre të vendosin nëse duhet të shiten ose jo pronat publike, tha Kodheli.

Nga ana tjetër Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço u shpreh se nga privatizimi i Albpetrolit qeveria do të ketë më shumë fonde për investime. Fonde që sipas tij nuk do të vijnë vetëm drejtpërdrejtë nga privatizimi por edhe tatimi  i fitimit.

Fondet që do të përfitohen nga privatizimi do të përdoren për rrugë, investime, tunele. Nga shitja e menjëhershme nuk do përfitohen vetëm këto fonde por do vazhdohen të merren të ardhurave nga tatim-fitimet., u shpreh Naço. Lidhur me shqetësimin e opozitës për punonjësit e kësaj kompania, ministri tha se sipas projektligjit punëtorët marrin pagë e një vit pas heqjes nga puna.

Për keq menaxhimin e burimeve natyrore në Shqipëri foli edhe deputeti i PS-së Besnik Bare. Ai theksoi se pavarësisht se vendi ynë është vendim me rezervat më të mëdha të naftës në rajon, Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit publik në Ballkan. Sipas tij privatizimi i sektorëve kyç nuk ka sjellë përfitim për qytetarët por vetëm për biznesmenët.

As një vend në Ballkan nuk e ka nivelin e borxhit sa Shqipëria dhe asnjë vend nuk ka rezerva të naftës sa ka Shqipëria. Kjo është politika e transparencës së Sali Berishës. Privatizimet kanë sjellë fitime vetëm për privatizuesit dhe jo për shqiptarët. Vetëm disa njerëz afër oborrit të Berishës janë pasuruar, jeta e shqiptarëve të thjeshtë nuk është përmirësuar. Nuk ka asnjë shpjegim se si me gjithë këto pasuri natyrore ne të kemi nivelin më të lartë të borxhit në rajon , tha Bare.

*    *    *

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalohen për miratim kandidatura për kreun e Kontrollit të Lartë. Për kreun e KLSH-së presidenti Bamir Topi ka dekretuar emrin e Bujar Leskajn, i cili gjithashtu ka marrë miratimin e mazhorancës në komisione. Votimi i tij pritet me interes pasi brenda PD-së ka deputetë të cilët nuk e mbështetin këtë kandidaturë.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme do të kaloi për miratim projektligj Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos.

Po ashtu është parashikuar edhe interpelancë me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, interpelancë e cila është thirrur nga Arta Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›