Katsiadaki Maria: Shqipëria, shtëpia ime
Intervistoi: Suela Furriku
Vjen për herë të parë në Shqipëri dhe thotë se ndihet si në shtëpinë e saj. Ndihet e çlirët dhe i vetmi emocion që e ka shoqëruar ishte roli që sapo ka ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Nëna e “Kostandinit dhe e Doruntinës”, baladës së lashtë ballkanike, e cila u interpretua nga tre aktore të ndryshme, shqiptare, rumune dhe greke. Kjo e fundit, Katsiadaki Maria e tregon rolin e saj prej një nëne greke, të ndryshme nga të tjerat. Megjithatë, sipas saj në thelb ajo ka një të përbashkët. Besimi dhe dashuria.
Kjo shfaqje e realizuar si bashkëpunim i artisteve të njohura nga shtete të ndryshme të Gadishullit të Ballkanit, erdhi në Tiranë pas shfaqjes në teatrin e Athinës, duke e shënuar atë si stacionin e radhës në udhëtimin e kësaj trupe multietnike në kryeqytetet ballkanike.
Në skenën e Teatrit Kombëtar është vënë shfaqja “Kostandini dhe Dhoqina”, si një projekt ndërballkanik. Nën të njëjtin personazh kanë luajtur edhe dy aktore të tjera, shqiptare dhe rumune. Ku ndryshonit ju nga nëna shqiptare dhe ajo rumune?
Nuk mund të jap një përgjigje konkrete lidhur me variantet që erdhën në këtë shfaqje, pasi tekstin e tyre unë do ta shikoja nëpërmjet një kuptimi të caktuar.
Por nënat në karakter janë të gjitha të njëjta, por në të njëjtën kohë ju patë në skenë edhe tre nëna të ndryshme sa i përket karakterit të tyre. Mund të them se si ishte nëna që interpretova unë, por nuk mund të shprehem për nënat që luajtën aktoret e tjera në mënyrë paralele, si zonja Margarita Xhepa etj.
Në disa aspekte janë të ndryshme, por cila është pika që lidhte ato së bashku?
Nëse në këtë botë do të na lejohet që të flasim edhe nëpërmjet shpirtit tonë, flas për shpirtin e së vërtetë, mendoj se gjithçka, mesazhi që do të dalë prej tij janë ftesa dhe dashuria. Përveç elementëve të tjera në skenë, këto janë ato pika kyçe që na mbajnë të lidhura së bashku me njëra-tjetrën. Për mua besimi është shumë i shtrenjtë, është shumë i rëndësishëm në jetë. Dhe kjo gjë, pra besimi në skenë, bashkëpunimi me aktorët e tjerë është shumë i pranishëm. Shpeshherë edhe në skenë mbështetemi tek njëri-tjetri dhe në këtë rast e vetëdijshme se ai person, tek i cili e kërkoja këtë lloj ndihme, do të më përgjigjej pozitivisht.
Sa ju emocionon ky rol, aq më tepër që në skenën shqiptare vihet një baladë shumë e njohur për popujt e Ballkanit?
Roli më prek dhe më emocion si çdo rol tjetër që kam interpretuar më parë. Është e udhës tashmë, që sa herë që unë do të më duhet që të krijoj një rol të ri, filloj dhe kërkoj brenda thellësive më të mëdha të vetes sime. Kur vjen çasti dhe paraqitesh në skenë dhe fillon tua demonstrosh të tjerëve këtë pjesë brendie nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të emocionohesh. Kjo është dhurata që mund të bëj aktori. Sipas meje kjo këngë u përket të gjithë vendeve të Ballkanit dhe të gjithë atyre popujve që e kanë përdorur atë ndër shekuj. Është njësoj si të themi kush doli përpara veza apo pula. (Qesh). Po ashtu, kënga sot për sot nuk është se më ngjall dhe nuk e ruan atë freskinë e mëparshme. Kemi bërë dikur në shkollë si të gjithë fëmijët, dhe shumë shpejt e kemi harruar. Pas gjithë kësaj distance që ishte krijuar me këtë baladë shumë të njohur në këtë moment kur kënga pothuajse është harruar, kthimi pas duke u marr më këtë vepër përmes regjisorit grek, Sotiris Haxakis dhe duke punuar me tekstin ishte shumë mallëngjyes dhe shumë prekës në të njëjtën kohë.
Ju na treguat atë çka ju lidh me njëra-tjetrën, pavarësisht nga origjina prej nga vini në një skenë të përbashkët. Po ju vetë, çfarë iu karakterizon dhe iu dallon nga nënat e tjera?
Në skenë, ashtu siç është menduar jemi aktore që janë të ndryshme, dhe dallojmë nga njëra tjetra pavarësisht nga pjesa e përbashkët. Nuk jemi tre nëna të njëjta, dhe në këtë kuptim do të thotë se gjithsecila nga ne është e ndryshme. Por nëna në thelb mbetet e njëjtë, sidoqoftë.
Vini për herë të parë në skenën shqiptare. Çfarë domethënie ka për ju?
Ndihem si në shtëpinë time pasi në Greqi kemi shumë bashkatdhetarë tuaj. Kam miq, të afërm, koleg që vijojnë nga Shqipëria dhe veç kësaj kur unë eci në rrugë dhe na dëgjojnë që komunikojmë në gjuhën greke, edhe ata që na takojnë dhe na përgjigjen me të njëjtën gjuhë. Kështu që vërtetë e them me bindje që ndihem si të isha në shtëpinë time. Jam shumë e familjarizuar.