E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pazari i Korçës në restaurim

26/04/2009  Rreth 20 objekte dykatëshe në pazarin karakteristik të Korçës, i shpallur “monument kulture”, po i nënshtrohen rikonstruksionit. Me një fond prej 5 milionë lekë nga Buxheti i Shtetit, rikonstruksioni do të përfshijë fasadat dhe çatitë e këtyre objekteve, të shtrira në një nga rrugët hyrëse të Pazarit të Vjetër të Korçës.

Kjo është faza e dytë e ndërhyrjes për restaurimin e fasadave të ndërtesave në Pazarin e Vjetër të Korçës, ndërkohë që një vit më parë është ndërhyrë me një fond 1.5 milion lekë për restaurimin e fasadave të 15 ndërtesave të kësaj zone karakteristike. Me një fond prej 4 milionë lekë pritet që këto ditë të fillojnë punimet edhe për restaurimin e shtëpisë muze të Piktorit të Popullit Vangjush Miho, ndërsa është parashikuar të restaurohet kisha e vjetër “Shën Ristozi” në fshatin Mborje dhe disa objekte të tjera kulti në Korçë e Voskopojë. Mendohet që rikonstruksioni në Pazarin e Vjetër të Korçës të përfundojë brenda 60 ditëve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›