Kavaja jo më bastion, japin vota dhe majtas
Autori i Lajmit: red.
Në rrethin e Kavajës një zonë prej disa vjetësh bastion i PD-së, dhe ku është zgjedhur vazhdimisht deputet kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ndodhur dje në numërimin e disa prej kutive të qendrave të votimit atje, një fenomen i cili ka qenë i papritur për selinë blu . Në dy nga qendrat e numërimit të Kavajës ka dalë fituese Partia Socialiste dhe ka bërë që të irritohej dje atmosfera në selinë e PD-së në zyrën e përditësimit të statistikave të votimit, zyrë e cila drejtohet nga zëdhënësja e PD-së, Majlinda Bregu. Një prej personave më të afërt të Kryeministrit në kabinetin e tij madje është revoltuar aq shumë sa që i është drejtuar një mikut të saj që i ka bërë të ditur lajmin, duke i thënë se “dhe të marrësh me mend se ne, tri herë që kemi shkuar në mitingje atje, na kanë shqyer nga dashuria, na kanë grisur rrobat sikur të ishim këngëtarë të famshëm, dhe tani del që paska dhe socialistë në Kavajë”,- tha ajo. Sipas informacioneve të marra nga vetë këto zona, rezulton se banorët kanë kaluar në kundërtendencë pasi janë lodhur duke votuar për rreth 18 vjet Partinë Demokratike.
Ky lajm është publikuar: 30/06/2009