E Shtunë, 31 Tetor 2026

Harruan hapur derën e bankës, ndjekje penale për dy punonjës

Dërgohen për ndjekje penale
dy punonjës të një
banke në kryeqytet, pasi
harruan derën hapur të objektit
ku punonin. Policia deklaroi se
ngjarja mendohet se ka qenë
aksidentale, por dy punonjësit
përgjegjës nuk i kanë shpëtuar
hetimit të mëtejshëm për zbardhjen
e plotë të saj. Sipas policisë,
"aksidenti" ndodhi dy ditë më
parë, te blloku i bankave që
ndodhen te sheshi "Rilindja",
ose ish-sheshi "Zogu i Zi", e për
këtë u dërguan për procedim në
prokurori punonjësit Leart P. dhe
Eglantina A.
Ka qenë mesdita e së shtunës
kur ka rënë alarmi i bankës dhe
është vënë në lëvizje policia e
kryeqytetit, duke dyshuar për
ndonjë vjedhje të mundshme.
Ngjarja ka ndodhur pikërisht
te një bankë, ngjitur me një
tjetër filial banke, që kohët e
fundit ka rënë dy herë pre e
grabitësve. Kjo i ka shtuar edhe
më shumë dyshimet e policisë
për të reaguar shpejt, pasi sinjali
i alarmit ka rënë në sallën
operative të Komisariatit Nr.
3. Shërbimet e policisë kanë
rrethuar zonën dhe pasi kanë
dalluar derën e hapur, kanë
lajmëruar titullarët e bankës
private. Ndonëse ngjarja nuk
është publikuar zyrtarisht nga
policia gjatë ditës së shtunë,
është mësuar se dera ishte harruar
gabimisht hapur nga punonjësit
e këtij filiali banke.
Verifi kimet
Burimet policore siguronin
se nuk ishte realizuar vjedhja e
ndonjë kasaforte apo arke, pasi
për të shkuar nga dera e pasme,
që ishte harruar hapur, deri te
vendndodhjet e parave, duhet të
kaloje në disa nivele sigurie gjatë
kohës që banka është e mbyllur.
Gjithsesi, policia e kryeqytetit
duket se e ka vlerësuar seriozisht
situatën. Kalimtarë të shumtë
apo banorë të zonës janë bërë
dëshmitarë të veprimeve të policisë
dhe situatës së krijuar për
shkak të pranisë së madhe të
uniformave blu. Ekspertë të
kriminalistikës kanë qenë në
vendngjarje, ndërsa oficerët e
hetimit të vjedhjeve kanë pritur
përfundimin e inventarizimit të
gjendjes monetare nga ekspertët
e bankës. Ndërkaq, janë marrë
në pyetje punonjësit, të cilët
kanë qenë në punë gjatë ditës së
djeshme, për të krijuar një skicë
të lëvizjeve të personelit dhe
për të vlerësuar nëse "harresa" e
derës hapur ishte aksidentale apo
e qëllimshme.
Prokuroria
Ndërsa gjatë ditës së djeshme,
Policia e Tiranës deklaroi se
janë dërguar për ndjekje penale
në gjendje të lirë Leart P. dhe
Eglantina A., përkatësisht 26 e
33 vjeç, banues në Tiranë, me
arsim të lartë. Këta dy persona
janë punonjësit e fi lialit të bankës
që alarmoi policinë dhe sipas
të dhënave zyrtare, mësohet se
nga pakujdesia kanë lënë hapur
derën e pasme të bankës dhe
nuk kanë bërë aktivizimin e
sistemit të alarmit. Por, policia
ka dërguar dosjen në ngarkim të
tyre në Prokurorinë e Tiranës, ku
priten hetime më të thella mbi
këtë çështje. Madje, aktualisht
ata dyshohen për veprën penale
të shpërdorimit të detyrës.
Sipas të dhënave nga Kodi
Penal, në nenin 248 për shpërdorimin
e detyrës, deklarohet
qartë edhe se çfarë rrezikojnë
këta persona, nëse ndaj tyre do
të ngrihet ndonjë akuzë. Në nenin
e lartpërmendur citohet se
kryerja ose moskryeja me dashje
e veprimeve a e mosveprimeve në
kundërshtim me ligjin, që përbën
mospërmbushje të rregullt të
detyrës, nga personi që ushtron
funksione publike, kur i kanë
sjellë atij ose personave të tjerë
përfi time materiale ose jo materiale
të padrejta, a kanë dëmtuar
interesat e ligjshme të shtetit, të
shtetasve dhe të personave të
tjerë juridikë, nëse nuk përbën
vepër tjetër penale dënohet me
burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet
dhe me gjobë nga 300 mijë deri
në 1 milion lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›