LSI, Pesha: Veliaj, kone grindavece nën këmbët e Edi Ramës
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Besjan Pesha e ka cilësuar kryetarin e G99, Erion Veliaj si një një kone grindavece që vërtitet këmbëve të Edi Ramës. Pesha u shpreh se ndihem shumë i turpëruar sot nga aktiviteti i kohëve të fundit të ish kolegut tim, ish drejtorit të Mjaft Erion Veliaj.
Ai vijoi se jam shumë i zëmëruar me faktin se miliona euro të donatorëve të huaj dje, po përdoren sot për të mbrojtur lakuriqësinë politike dhe morale të Edi Ramës dhe kones së tij, u shpreh Pesha. Ky leifenist i kohëve moderne sot, tha Pesha na nxori mallin e të shtunave komuniste ku sigurisht nuk mund të mungonte fletërrufeja e radhës. Sipas tij, Erioni pasi ka shkelur e shitur të gjitha idealet dhe parimet që ne të tjerët ngritëm gjatë drejtimit të Lëvizjes Mjaft, është shndërruar në një krijesë të shëmtuar mediatike që sa herë del tremb të rinjtë shqiptare e i mban ata larg politikës duke u kallur datën me idenë se do u duhet të kthehen dhe ata në objekte njëpërdorimshme e veglave të politikanëve shqiptarë. Pesha tha se roli që ka marrë përsipër të luajë Erioni ja kalon dhe Ylli Pangos për imoralitet. Erioni and Co, u shpreh Pesha nuk përfaqësojnë aspak rininë shqiptare. Ai tha se Shqipëria ka sot të rinj të aftë, të mirë shkolluar e plot me ide të cilët punojnë çdo ditë për të dhënë zgjidhje problemeve të vendit. Ndieni mëshirë për Erionin. Nesër që është e diel do të ndez një qiri në kishë për shpirtin e shitur të Erionit.