Shahet me drejtorin hakmerret me makinën
Delvinë-Shahet me drejtorin dhe i prish makinën. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Delvinës, ku Ardi Buxheli është tashmë i ndaluar për këtë veprim. Policia e komisariatit të Sarandës ka arrestuar shtetasin Ardi Buxheli, banor i Sarandës dhe punonjës i drejtorisë pyjore të Delvinës. Ndalimi është kryr nga agjentët e policisë kriminale për shkatërrim me dashje të pronës së tjetrit dhe fyerje për shkak të detyrës.
Mësohet se 38 vjeçari Buxheli ka prishur me dashje automjetin e drejtorit të Ndërmarjes Pyjore të Delvinës, pas një sherri që ka pasur me të. Drejtori dhe vartësi janë sharë e fyer për shkaqe që nuk u bënë publike.