E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasen dy makina, humb jetën 34-vjeçari

Sarandë-Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën nacionale Delvinë-Sarandë, ku gjeti vdekjen 34-vjeccari, Endri Merkaj. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Bamat, ku makina tip Benz me targa GJ 4004 B, me drejtues Asqeri Çako është përplasur me kamionin me targa SR 64 22 B që drejtohej nga 29 vjeçari Emiliano Murataj.

Për pasojë, ka humbur jetën 34 vjecari Endri Merkaj, i cili gjendej nw makinwn tip Benz, ndërsa është plagosur por wshtw jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i autoveturës Asqeri Çako.

Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Delivinës drejtuesin e kamionit Murataj. Burime policore kanë pohuar se autovetura që ecte në drejtim të Delvinës, i ka prerë rrugën kamionit në afërsi të një pike karburanti, çka ka sjelle edhe aksidentin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›