Kavajë, arrestohet i riu, grabiti filialin e Wester Union
Sipas policisë i riu është autor i grabitjes së shumës prej 1.800.000 lekë dhe 380 euro si dhe disa kartave dixhitale në filialin e "Wester Union" në datën 25 prill, në fshatin Gosë të Kavajës.
KAVAJE- Policia e Kavajës arrestoi të dyshuarin si autor të grabitjes së filialit të "Wester Union", në fshatin Gosë, (Kavajë) 4 ditë më parë. Strukturat e Rendit në Komisariatin e Policisë së Kavajës arrestuan dje Dervish Çela, 34-vjeç me banim në Lushnje. Sipas policisë i riu është autor i grabitjes së shumës prej 1.800.000 lekë dhe 380 euro si dhe disa kartave dixhitale në filialin e "Wester Union" në datën 25 prill, në fshatin Gosë.
Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor të Kavajës për hetime të mëtejshme për veprën penale "vjedhje në rrethana rënduese". Për 34-vjecarin Çela, u ekzekutua Urdhëri i Ndalimit, dhënë nga Prokuroria e Rrethit.
(s.g/BalkanWeb)