Prangosen në Lushnjë katër punonjës të ZRRPP-së

Katër punonjës të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Palujatshme në Lushnje (ZRRPPL) u ndalën mbrëmë nga Policia e Qarkut të Fierit nën akuzat për "Fallsifikim të dokumentave duke tjetërsuar pronat” dhe "Shpërdorim detyre". Sipas burimeve zyrtare të Policisë, Agim Kojku, 37 vjeç me banim në fshatin Plug, Servet Musaku 59 vjeç, banues në Lushnje, Agim Prendi 45 vjeç banues në Tiranë dhe Neshat Zeneli 47 vjeç nga Lushnja, të gjithë punonjës në ZRRPPL, u arrestuan nën akuzat për "Fallsifikim të dokumentave duke tjetërsuar pronat” dhe "Shpërdorim detyre". Për tre nga të ndaluarit është dhënë masa "arrest" me burg, ndërsa për Neshat Zenelin, masa e sigurisë "arrest shtëpie". Ndalimi i katër shtetasve u bë pas një pune hetimore disa-mujore me metodat speciale të hetimit, pas kallzimeve të shumta të qytetarëve të ndryshëm për tjetërsim të pronës nga katër të ndaluarit.
...