Moodys: Kriza po rrezikon edhe Gjermaninë
Gjermani- Agjencia Moody’s ka paralajmëruar se vlerësimi AAA për Gjermaninë është tashmë ‘negativ’, hapi i parë drejt një zhvlerësimi të mundshëm.
Moody’s tha se vendi ishte në rrezik nga rritja e mundësive për dalje të Greqisë nga Euro dhe nevoja për të siguruar më shumë mbështetje në Spanjë.
Shqetësimet po rriten sepse Spanja mund të kërkojë një kreditim të plotë. Holanda dhe Luksemburgu, të dyja ekonomi të vlerësuara AAA, po shihen edhe ato me opinion ‘negativ’.
Një opininon negativ i postuar nga Moody’s, një ndër agjencitë më të fuqishme që vlerëson aftësitë kreditore të huamarrësve, reflekton një rrezik më të lartë në rënditjen aktuale çka mund të përkthehet me reduktim në disa pikë në dy vitet e ardhshme.
Franca dhe Austria e humbën vlerësimin AAA këtë vit. Moody’s tha se kishte një shans në rritje se Greqia mund të lërë Eurozonën çka mund të godasë sektorin financiar të grupit. Agjencia shtoi se politkbërësit mund të përballen me këto goditje me një kosto shumë të lartë.
Gjermania nuk ka reaguar ende zyrtarisht mbi kërcënimin e një zhvlerësimi të normës së saj të kreditimit por ministri i Financave Wolffgang Schaeuble tha për gazetën ‘Bild’ se pikat e forta të Gjermanisë nuk janë të pafundme por ‘ne jemi të sigurtë si një shkëmb’.
Vlerësimet shkojnë nga AAA që janë të sigurta deri në D, që nënkupton se kompania ka dështuar tashmë. Agjencitë rivale përfshirë Standard & Poors dhe Fitch e kanë Gjermaninë në krye të AAA me një perspektivë të qëndrueshme, duke nënkuptuar se ato nuk parashikojnë një dobësim të pozitës së saj financiare edhe pse të gjitha agjencitë rregullisht shqyrtojnë renditjen e tyre.
Dorina Bilbili/IDEA/