E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD e PS bien dakord, draft të përbashkët për imunitetet

Tiranë- Pas debatesh të shumta mbi heqjen e imuniteteve duket se opozita dhe mazhoranca kanë gjetyr frymën e përbashkët. Dy relatorët, Pandeli Majko dhe Edi Paloka kanë zhvilluar sot një takim, dhe kanë rënë dakord që të pranohen propozimet e Partisë Socialiste.

Pas takimit demokrati Paloka u shpreh se janë pranuar në masën 90% kërkesat e PS- së, ndërsa ka thënë se shpreson që në 6 Gusht të bëhet votimi i imunitetit.

Ndërsa deputeti socialist Pandeli Majko u shpreh se ka përfunduar një fazë e rëndësishme mbi ndryshimet kushtetuese dhe ka konfirmuar dakortësinë mes dy palëve.

Do të vijojmë me hapat e mëtejshëm dhe shpresojmë të kemi vullnet. Nuk vëmë kushte duam të kemi debat publik me PD-në si për nenet për imunitetin. Jemi të gatshëm edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese dhe shpresojmë të merremi vesh si dy palë për ndryshimet e tjera. Kushtetuta nuk i përket partive politike, por publikut- ka thënë Majko.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›