Kavajë, automjeti bie në përrua, vdes drejtuesi
KAVAJE- Një 47-vjecar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një fshat të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur viktima Xhamit Zeka i cili udhëtonte me një fuoristradë ka humbur drejtimin e mjetit në urën e fshatit Rikaj të komunës Synej.
Sipas dëshmitarëve të cilët kanë parë aksidentin automjeti pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në rrjedhën e përroit, duke i shkaktuar vdekjen dhe drejtuesit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe më pas polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga uji dhe më pas dërgimin e tij në morgun e qytetit të Durrësit. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit.
(e.n/BalkanWeb)