Rrëshqitje dherash në Berat, shemben 5 banesa
BERAT- Rreshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembjen e 5 banesave në fshatin Nishovë të Beratit duke lënë në qiell të hapur familjarët që jetonin në to.
Për shkak të rrëshqitjes së dherave shtëpitë janë bërë të pabanueshme ndërsa fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.
Specialistët thonë se në këtë zonë kanë devijuar edhe ujërat nëntokësore, çka kanë ndihmuar rrëshqitjen e dherave.
Rreth 100 banorët e fshatit Nishovë i tremben vazhdimit të rrëshqitjeve dhe kërkojnë ndihmën e nevojshme nga ekspertë gjeologë.
(e.n/BalkanWeb)