E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavaje, dashuria dhe mesimet, zhduket per tre dite 15-vjecarja

Librazhd- Gjendet e braktisur ne nje banese, ne afersi te stacionit hekurudhor te Librazhdit, nje 15-vjecare nga fshati Lekaj i Kavajes. L. L., u gjet dje e vetmuar nga uniformat blu ne nje godine fare prane stacionit. E mitura ishte ne kerkim nga disa komisariate, pasi ishte denoncuar si e zhdukur tre dite me pare nga prinderit e saj. Pasi kane kerkuar kudo dhe nuk kane rene ne gjurme te vajzes, familjaret kane kryer denoncim ne polici. Komisariati i Kavajes ka shperndare foton dhe gjeneralitetet e se mitures. Ende nuk behen te qarta arsyet e zhdukjes se 15-vjecares, por sipas hetimeve paraprake rezulton se ajo ka hipur ne stacionin e trenit te Lekajt dhe ka udhetuar me linjen Tirane-Pogradec. Dyshohet se e mitura eshte genjyer nga ndonje djale, i cili me pas e ka braktisur ne Librazhd. Ndersa sipas pistes se dyte te policise, L. L,. eshte larguar nga shtepia pasi kishte frike se ndeshkohej nga familjaret, per rezultate jo te mira ne mesime. Pasditen e djeshme, vajza i eshte dorezuar Policise se Kavajes.

F.Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›