E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoferi grek shtyp rojen e nates

Gjirokaster- Shoferi grek aksidenton per vdekje rojen e nates. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme, rreth ores 19:45, ne rrugen kombetare Gjirokaster-Kakavije, kur nje automjet me targa greke, ka perplasur per vdekje nje kembesor qe tentonte te kalonte nga njera ane e rruges ne tjetren. Fazlli Veizi, 47-vjec ka humbur jeten duke u perplasur per vdekje nga nje automjet me targa POB 1225, prane fshatit Jorgucat. Pasi ka mberritur ne vendngjarje, dhe kryerjes se hetimeve te para, policia ka shoqeruar per ne komisariat shoferin grek, Kozma Paparidhi. Viktima Veizi ishte me profesion roje nate dhe po perpiqej te kalonte rrugen. Si shkak i erresires dhe shikimit te kufizuar, Veizi nuk ka mundur te llogarise kohen qe i duhej per te kaluar ne krahun tjeter. Policia po vazhdon hetimet, ne lidhje me zbardhjen e ngjarjes.

B. K.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›