Prokuroria 11.5 vite burg dhe 1 milion leke gjobe per hakerat italiane
Prokuroria kerkon 11.5 vite burg dhe 15 milione leke te vjetra per dy hakera italiane. Prokurori Armand Gurakuqi ka kerkuar denimin e Luca Calvit me 6.5 vite burg dhe 10 milione leke gjobe ndersa per Gabriele Pasqualinon ka kerkuar denimin me 5 vjet heqje lirie. Akuza ka shpjeguar ne pretence se gjykata duhet ti konfiskoje dy te pandehurve edhe 25 mije euro te grabitura ne bankomatet e disa bankave te nivelit te dyte. Calvi dhe Pasqualino grabisnin bankomate me ane te kartave te kreditit te klonuara ndersa per faktimin e vepres penale kane sherbyer aparaturat e vjedhjes se informacioneve si dhe 400 karta krediti te klonuara. Gjate shqyrtimit gjyqesor prokuroria ka arritur te zbardhe edhe transaksionet e parave ndersa autoret i perdornin te hollat per nje jete luksi ne kryeqytetin shqiptar. 25-vjecaret nga Xhenova e Italise e kishin shtrire aktivitetin e tyre kriminal ne Shqiperi duke blere ne qendra tregtare edhe mallra luksoze ndersa ne 100 raste arriten te grabisin bankomatet e bankave te niveleve te dyta. Prokuroria thote se italianet e kane kryer kete aktivitet ne vendlindje dhe pasi ishin vene nen shenjester atje erdhen per te vazhduar aktivitetin ne vendin tone.
Dy italianet ne bashkepunim me njeri-tjetrin ne vende dhe kohe te ndryshme kane kryer terheqjen e shumave te parave ne menyre te paligjshme ne bankomatet e disa prej bankave te nivelit te dyte qe operojne ne Shqiperi. Ata per realizimin e aktivitetit te paligjshem kane perdorur karta plastike me te dhena bankare te falsifikuara. Si prove materiale per te faktuar veprimtarine e italianeve hetuesit e ceshtjes i kane servirur gjykates vezhgime dhe pergjime te realizuara nga ekspertet antikrim. Po ashtu eshte dokumentuar edhe rasti ne momentin e arrestimit kur dy 25-vjecaret italiane po mundoheshin te grabisnin te holla ne nje nga ATM-te e nje banke. Nga kontrolli ne momentin e kapjes ne flagrance dhe i ambienteve te dhomes se nje hoteli luksoz ne Tirane ku ishin akomoduar u gjeten dhe sekuestruan me cilesine e proves materiale nje kompjuter laptop me informacionin e plote per kartat bankare dhe PIN-in e tyre nje pajisje elektronike Memory card reader qe u sherbente per vjedhjen e informacionit te kartave bankare 19 karta bankare nga te cilat 5 jane pa mbishkrime me informacionin bankar ne te nje shume prej 25 000 eurosh nje shume prej 200 000 lekesh te terhequra nga ATM ne Tirane nje autoveture e tipit Chrysler me targe TR 7726 R me ngjyre te zeze dhe nje dosje per kamuflimin e kartave plastike.
Prokuroria e Tiranes ka dokumentuar rreth 100 raste te grabitjes te ATM-ve ndersa ende eshte me dyshim se ky grup kete aktivitet kriminal e kryente per here te dyte ne Shqiperi. Fillimisht Prokuroria duke u nisur edhe nga provat e mbledhura dyshonte se ne deget e bankave te niveleve te dyta ishin kryer mbi 750 transaksione nga keto rreth 350 kishin rezultuar te suksesshme. Gjate aktivitetit te italianeve mesohet se jane perdorur mbi 250 karta krediti me ane te te cilave ata kishin arritur te siguronin dhjetera milione leke. Sipas Prokurorise eshte dokumentuar vetem nje dem prej 30 mije eurosh. Sipas te dhenave nje nga bankat ka denoncuar ne prokurori gjetjen e kartave te klonuara pjesa me e madhe e te cilave mbaheshin nga automatet gjate tentativave te dy italianeve per te vjedhur llogarite bankare te personave te ndryshem. Te dhenat e klienteve te bankave ata arrinin ti vidhnin nepermjet pajisjeve te vecanta te cilat i kishin siguruar ne vendin e tyre.